Connect with us

Kosova

Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut Rexhep Qosja

Nesër Kosova e ka shpallur ditë zie kombëtare në nder të veprës dhe jetës së akademik Rexhep Qosja.

Qosja u nda nga jeta këtë të enjte, dhe u përcoll drejt anesës së fundit në një ceremoni ku morën pjesë vetëm anëtarë të rrethit të ngushtë të familjes.

Po ashtu familja ka njoftuar se nuk do të presë vizita dhe as do të marrë pjesë në organizime, duke respektuar kështu amanetin e tij.

Advertisement