Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për të…

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit Brixhilda Deda.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Advertisement