Aktualitet
Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Tiranën/ Ambasada amerikane: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker ka kryer një vizitë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane tha se Whitaker u njoh nga afër me marinsat dhe stafin amerikan e shqiptar që kanë kontribuar në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerëson partneriteti mes dy vendeve, ndërsa shton se raporti mbetet i fortë, veçanërisht në mbrojtje të vlerave të përbashkëta.
“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me Marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, njofton Ambasada.