Aktualitet
“S’kam bukë të ha”/ Burg për lypësin që “s’iu bind policisë”?
Ylli Berisha, lypës prej 17 vitesh, dyshohet se ka shkelur ligjin dhe krimi që ai ka bërë është lypja. Akuza ka deklaruar gjatë ditës se ai duhet shpallet fajtor pasi 2 vjet më parë kundërshtoi policinë, e cila e urdhëroi të mos lypte pranë Farmacisë 10 dhe për këtë arsye ai u shoqërua në komisariat.
Por 46-vjecari nuk u bind dhe pas veprimeve hetimore përfundoi i pandehur në gjykatë. Prokuroria kërkoi dënimin me dy muaj burg të Berishës për akuzën e mosbindjes së policisë, dënim që u sugjerua të konvertohet në katër muaj shërbim prove.
“Pafajësi, sepse nuk kam bërë asgjë. Më kanë kapur duke lypur, nuk kam ku të ha. Pension merrja, por nuk marr më”, tha Berisha
Në seancë dëshmuan katër oficerët e rendit, të cilëve Berisha nuk ju bind, ndërkohë që për shkak të pamundësisë financiare të të akuzuarit, shteti i ka caktuar një avokat falas, i cili thotë se lyp mëshirë nga gjykata.
“Kemi thirrur katër punonjësit e policisë për t’i pyetir mbi rrezikun për rendin publik të Berishës. Efektivët thanë se pengon qarkullimin e makinave. Ai ka qenë në trotuar dhe më pas është shoqëruar forcërisht në komisariatin numër 4”, tha avokati Shpëtim Kodhelaj.
Nga ngjarja me policinë 46-vjecari nuk lyp më në Tiranë, por është zhvendosur në Fushë-Krujë.