Thinking ...
Connect with us

showbiz

Elijona thyen heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi, zbulon arsyet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar për herë të parë pas spekulimeve të shumta në rrjet për relacionin e saj me Klodian Mihaj.

Elijona, e ka konfirmuar se ajo dhe Klodi janë ndarë, përmes një shkrimi që ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Reagimi i ish-banores të BBVK-së vjen pas spekulimeve të shumta në internet përgjatë ditëve të fundit, derisa ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku.

“Pasi nuk dua që lidhja ime me jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi në një lidhje”, ka shkruar Elijona.

“Siç e dini, shumica prej jush më keni ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit tim. Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar, duke dhuruar respekt, dashuri dhe mirënjohje për secilin që më ka dhuruar suport”, është shprehur ish-banorja e BBVK-së.

Elijona nuk ndau detaje pas ndarjes megjithatë shpjegoi se të dy kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua”.

“Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë do të vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten”.

Elijona dhe Klodi padyshim ka qenë një çift tejet i komentuar në internet epo ashtu nga mediet e shtypit rozë, derisa interesimi për të ditur më shumë rreth relacionit të tyre ka qenë jashtëzakonisht i dukshëm.

Advertisement