Politike
Fletë-arresti për Artur Shehun/ Rama: Toka nuk është më e askujt, është shitur
Në intervistën e tij për “Shqipëria Live”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te prona në Zvërnec.
Ai u shpreh se toka nuk ka pronarë dhe se tashmë është shitur.
“Këto nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Toka nuk është më e askujt, përveç atyre që e kanë blerë. Hetimet për persona që janë shitës të tokës janë hetimet që vazhdojnë dhe SPAK bën rrugën e vet. Sot që flasim, prona është e pronarëve që e kanë blerë nga këta shitës. Ajo pronë është jashtë çdo investigimi.
Kjo është një gjë shumë e mirë dhe një lajm shumë i mirë për ata që pretendojnë se prona është e tyre. Ata do ta provojnë në gjykatë nëse toka është e tyre dhe lekët do t’i marrin ata, jo ai që ka bërë shitjen.
Në pikëpamjen ligjore, investimi nuk rrezikon asgjë. Në pikëpamjen se si investitorët mund të ndihen nga një qasje mosmikëpritëse se si mund të pritet investimi, edhe pse është një qasje në bulevardin e Tiranës, jo në sheshin e Flamurit, sepse Vlora e do këtë investim, kjo është një çështje e investitorëve. Është një çmenduri që Shqipëria të refuzojë një investim 4 miliardë, duke qenë një vend që ka më pak se 27 miliardë ekonomi të vetën. Por shumica e shqiptarëve e do këtë investim.
Unë nuk jam autoriteti përkatës, por nuk ka asnjë shans në Shqipëri që të bëhen transaksione blerje-shitjesh pa certifikata. Sepse nuk besoj se ka kaq shumë budallenj sa të japin para pa pasur certifikata, pa i bërë skanimin nga ana e noterëve dhe avokatëve.
Ne jemi në një proces dhe nuk ka një leje ndërtimi dhe nuk ka pasur ndonjëherë një leje ndërtimi. Ka pasur leje zhvillimi, që është një aprovim paraprak i një koncepti”, tha Rama.