Shkrime
Flori e mund Ogertën, prandaj Rama do ‘fut hundët’ në fushatë, për të rregulluar disbalancën
Për Drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, kandidatura e Florjan Binajt pritet vetëm për t’u zyrtarizuar, i cili do të garojë në vendoret e pjesshme të Tiranës më 9 nëntor.
Lela tha se për shkak të profilit të tij publik dhe angazhimit në kauza të ndryshme qytetare, Binaj është një figurë e njohur, për të cilën opozitës dhe PD i ka munguar dhe e ka kërkuar.
Sipas Lelës, kandidati Florjan Binaj në të gjitha aspektet është një performator shumë më i mirë se kandidatja e mazhorancës, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se në përballjen e 9 nëntorit, kryeministrit do t’i duhet të futet në garë për të rregulluar disbalancën.
Florjan Binaj mbetet për t’u zyrtarizuar, në dukje e thelb është një procedurë. Ka marrë mbështetjen e opozitës, por edhe krerëve më të vegjël. Binaj përfaqëson një kandidat që opozita e ka kërkuar dhe i ka munguar. Për profilin e tij publik e të angazhimit, është i njohu, s’ka nevojë për prezantim, një dilemë për kandidaturat me gara të tilla. Një avokat, mbrojtës i kauzave në terren e qytet.
Florjan Binaj është figura më atipik që ka ofruar opozita, si shenjë të hapjes, rinimit dhe urbanizimit të opozitës. Sfidë se si ky eksperiment do të takohet me nevojat e publikut, i ka shprehur në shumë mënyra.
Ky duhet të jetë ai që duhet të udhëheqë të gjitha ata që kanë pasur pëlqimin për një kandidat. Është kandidat i mirë dhe i bën nder, s’e turpëron aspak opozitën. Është një shtrirje në qytet. PD-opozita duhet të shtrihet në qytet, të mos e shohë nga frengjijtë e partisë së vet, është një vështrim fragmentar dhe jo i plotë dhe më i gjerë që është gara politike. Binajn ta ndihmojnë dhe të mos nxjerrim sëmbime personale në sheshe publike.
E para s’ka pasur kohë, s’është luks që PD e opozita e ka. Kjo të kushtëzon disa herë, madje dhe te profili. S’mund të shpallësh një kandidat që nuk njihet ‘botërisht’ në politikë e Tiranë. Binaj e plotëson, më i njohuri nga ata që u paraqitën, i angazhuar publikisht në dekada. E sfumonte kërkesën e kohës.
PD do të zgjedhë në 3 fasha, një njeri politik, të qytetit, të njohur, ose dikë që e pranon dhe opozita. Mendoj se janë plotësuar dy kriteret e dyta. S’mund të jenë të gjithë dakord në unanimitet. Kritika duhet të shtrihet në rrafshe të tjera.
Binaj është në të gjitha aspektet, performator shumë më i mirë se kandidatja e qeverisë. Do i duhet Ramës të futet në fushatë për të rregulluar disbalancën që do krijojë Binaj me Manastirliun. Do jetë më shumë një sfidë Rama-Binaj.