Connect with us

Aktualitet

Gëzuar Shqipëri! Sot 110 vjet shtet i pavarur dhe sovran

Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Pak histori
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

NTV.AL dhe NTV TELEVIZION iu urojnë të gjithë shqiptarëve gëzuar Festën e Flamurit

110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Google bën ‘surprizën’ e veçantë, ‘vishet’ kuqezi

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Google është ka ndryshuar ‘kopertinën’, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.

Aktualitet

Motori i babait e zuri poshtë, 2-vjeçari niset drejt Traumës në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një motor ka zënë poshtë një fëmijë dy vjeçar. I mituri ka qenë duke luajtuar pranë motorit të parkuar, i cili më pas ka rënë sipër tij.

Raportohet se si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Për shkak të dëmtimeve të rënda, i mituri po niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Në momentin e aksidentit të rëndë, nëna e 2-vjeçarit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat që e kanë me motorrin sipër tij. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç, dëmtime të rënda në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Continue Reading

Aktualitet

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet për ngjarjen (FOTO)

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës.

Le Canton27.ch, shkruan se pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Ai u vendos në Zvicër në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit të Skënderbeut morën pjesë qindra persona, në mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Continue Reading

Aktualitet

Kryemadhi ironizon Metën: Më kishit lënë pas 15 vetash për të folur

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Monika Kryemadhi mbajti një fjalë të shkurtër në Konventën Kombëtarë të kësaj partie.

Që në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi tregoi pakënaqësi për faktin se ishte lënë jo në radhët e para të listës së personave për të folur. Lidhur me 5 prioritete e prezantuara, Kryemadhi tha se në fakt janë të njëjtët me ato kanë qenë që në themelimin e LSI-së.

Një koment Kryemadhi e pati edhe për nepotizmin, teksa tha se po bëhet propagandë pasi brenda një partie politike vlerë ka vota.

“Më falni për vonesën, por në axhendë isha pas nja 15 vetash për të folur edhe lëviza 2 min, nuk e dija që isha spostuar në listë. Nuk dua të zgjatem, as të shtoj asgjë nga ata që thanë parafolësit aq më tepër 5 prioritete e PL që janë prioritete kryesore që i kam patur që në themelimin e LSI-së dhe që do i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja, por deri sa isha vendosur në axhendë i qëndroj 2 propozimeve të mia. I pari për buxhetimin e buxhetit të grave që do kandidojnë për deputete apo këshill bashkiak. Propozimi i dytë, për nepotizim i qëndroj që të mos bëhet propagandë me nepotizmin sepse në parti nuk ka të bëjë nepotizmi. Në pushtet emërohesh me nepotizëm. Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha që t’i shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë për anëtarësim në forumet drejtuese të partisë individë në konflikt interesi”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Aktualitet

Oficeri i policisë Sarandë bie në gropën e ashensorit, niset me helikopter drejt Traumës

Niset me helikopter drejt Tiranës oficeri i policisë së Sarandës. Mësohet se mëngjesin e sotëm 63-vjeçari Klement Bello ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banon.

Bëhet me dije se për shkak të një defekti është hapur porta e ashensorit pa qenë në vend dhe oficeri pa patur mendjen ka rënë nga një lartësi prej rreth 6 metrash. Me fraktura në kokë dhe dëmtim në mushkëri 63-vjeçari është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e stabilizuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING