Një pjesë e publikut vazhdon ende të mos e besojë se Egla Ceno u shpall fituese e “Big Brother VIP Albania”.

Sipas tyre, nuk është e mundur që aktorja të ketë mbledhur më shumë vota nga publiku, duke marrë parasysh personazhet kundërshtar në lojë si aktorët Jul Deda apo Romeo Veshaj.

Madje një përdorues i platformës TikTok, ka bërë një përmbledhje të disa momenteve të Eglës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, nga përjashtimi i saj me zarfin e zi, deri te shpallja fituese.

“Gënjeshtra dhe skenar hap pas hapi”, shkruan përdoruesi në postim.