Connect with us

Kronike

Godet SPAK/ Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Raportohet se deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge

Dyshohet se biznesmenët janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në kuadër të një grupi kriminal, para që janë gjeneruar në fushën e ndërtimit të këtyre biznesmenëve.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë detaje mbi rezultatet e hetimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.

Orest Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Në prill të këtij viti, Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.

Ilir Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.

Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

LISTA/ ‘Perandoria’ financiare e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit, ja çfarë sekuestroi SPAK! 23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare

Shqiptarja.com sjell të plotë listën e pasurive që i është sekuestruar familjes Koçeku, e cila drejtonte grupin kriminal të trafikut të drogës që u godit nga SPAK. Po ashtu, një numër i lartë pasurish i janë sekuestruar edhe biznesmenit Ilir Shtufi, i cili është shpallur në kërkim pasi pastronte paratë e drogës së krij grupi.

LISTA E PLOTË

-2000 m2 në Green Coast, ku do ndërtohen 2 vila dhe pishinë (në emër të Nova Construction)

-Apartament duplex 176.3 m2 te “Garden Building” (e Nova Construction), e lidhur me Rigels Islamaj

-Apartament 110 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 165 m2 te “Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Apartament 69.6 m2 te “Garden Building” e blerë nga Elona Koçeku (me pëlqim të Nova Construction)

-Depo te Garden Building” e blerë nga Laert Koçeku

-Vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë

-43% e blerjeve që ERALD-G ka bërë në “Garden Building” të Ilir Shtufit

-38% e një pallati 16 katësh (33.719 m2) te “Mine Peza“, që i takon Luçiano Koçekut

-38 PASURI TË PALUAJTSHME të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”

-106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga të Nova Construction të Ilir Shtufit

-Biznes në “COLONADE”

-23 APARTAMENTE NË “COLONADE”, të Ilir Shtufit

-7 PASURI të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 në bashkëpronësi me Gëzim Islamin

-30% e aksioneve të Unlimited Counstruction, që i ka ERALD-G por që SPAK thotë se I takojnë Luçiano Koçekut

-“MAZO BAR” e Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të saj

-Biznesi “G.A.V. Invest”, e Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij

-Palestra “Infinity Group” e lidhur me Koçekun dhe llogaritë bankare

-33 LLOGARI BANKARE të Luçiano Koçekut

-8 LLOGARI BANKARE të Greta Tola, gruaja e Luçiano Koçekut

 

Advertisement