Connect with us

Bota

I dha gruas dhe vajzës informacion të klasifikuar, ngrihet akuzë federale për ish-këshilltarin e Trump, John Bolton

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u bë kundërshtar i tij, është akuzuar nga një juri federale në Maryland, sipas dy burimeve.

Bolton, i cili ka qenë nën hetim për trajtim të paligjshëm të informacioneve të klasifikuara, bëhet armiku i tretë politik i profilit të lartë i Trumpit që akuzohet brenda më pak se një muaji.

Sipas burimeve për CNN, ai dyshohet se ka ndarë informacione shumë të klasifikuara me gruan dhe vajzën e tij përmes email-it.

Agjentët e FBI-së kanë ekzekutuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e Boltonit në Maryland dhe në zyrën e tij në Uashington, DC, këtë verë. Agjentët sekuestruan disa dokumente të etiketuar “sekret”, “konfidencial” dhe “të klasifikuar”, përfshirë disa që lidhen me armët e shkatërrimit në masë, sipas dokumenteve gjyqësore.

Bolton pritet të dorëzohet vetë të premten.

 

Advertisement