Connect with us

Politike

Ironia e deputetit Agalliu për Gaz Bardhin: Pitkin, mos bëj pirueta …

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mban edhe postin e Sekretarit të Grupit Parlamentar të PD zyrtare, Arbi Agalliu ka reaguar pasi Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta shkarkojë së bashku me Orjola Pampurin, pasi sipas tij kanë mbajtur një qëndrim pro Olta Xhaçkës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Agalliu ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “Pitkin”.

Ai thotë se ka qenë i parë që ka denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

“Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë. Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mendte e nuk di ç’flet”, shkruan deputeti demokrat.

 

Politike

“Isha te kolegët”/ Berisha: Veliaj në SPAK, si kryeinspektori i drejtësisë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur prokurorët ‘kolegë’.

Gjatë fjalës në protestën poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se ‘kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë’.

Më tej Berisha theksoi se Veliaj urdhëroi mbledhjen e Këshillit online, dhe rrethoi Bashkinë me 500 policë pasi u frikësua nga revolta e qytetarëve.

“Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës”,- thotë Berisha ndër të tjera.

Berisha: Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Continue Reading

Politike

Berisha: I bëj thirrje policisë të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë, para mbështetësve nga ballkoni i shtëpisë.

Berisha tha se i bën thirrje policisëtë mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ftesa ime, bashkohuni me ne se ky ortek nuk ndalet kurrë. Se ky uragan nuk mposhtet kurrë. Ky është uragani i lirisë. Ky është uragani që do përmbysë diktaturën. Ky është uragani i fitores. Rroftë fitorja! Rrofshi ju. I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh. I them çdo polici, i bëj një pyetje: cili nga ju është martuar me paratë e vjedhura të taksapaguesve? Cili nga ju ka marrë përsipër të ndërtojë objekte 130 milionë euro dhe të mos gjendet nam as nishan?

Cili nga ju në repartin e tij, në qytetin e tij, në fshatin e tij, ka pretenduar se ka mbjellë jo 1 milion, por 10 mijë pemë? Asnjë prej jush. Cili nga ju, kur ka dëgjuar ndonjëherë se kryetari i bashkisë vjedh 100 përqind paratë me tendera. Ndaj dhe kthehuni shpinën këtyre horrave. Altin Dumani që u akuzon ju se bashkëpunoni me krimin, është vetë bashkëpunëtori më i shpifur me krimin. Se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj. Se nuk ka kriminel më të madh se Edi Rama. Se nuk ka kriminel më të madh se Taulant Balla. Shërbëtor i të cilëve është Altin Dumani.

Continue Reading

Politike

Dumani nxjerr blof Veliaj: I kishim dërguar fletë-thirrje që të mërkurën

Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit të martën në SPAK pas një fletë-thirrje të javës së kaluar për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet të martën për gati 7 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit, Veliaj u paraqit në ambjentet e SPAK me një dosje në dorë dhe kur doli pas dëshmisë, deklaroi para gazetarëve se kishte shkuar si ‘bashkëpunëtor’, pasi kishte kohë që e kishte kërkuar vetë një takim.

Duke i quajtur hetuesit e SPAK si “dy kolegë hetues profesionistë dhe të disiplinuar”, Veliaj tha ndër të tjera se kishte patur një ezaurim total të çështjes së incineratorëve. Ai shtoi se ishin thënë edhe disa detaje të tjera, por u tregua i rezervuar me argumentin se për shkak të sekretit hetimor i ishte “kërkuar dashamirësisht që të mos i ndante me gazetarët”.

I pyetur nga BIRN mbi cilësinë e marrjes në pyetje, kreu i SPAK, Altin Dumani dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme.

“I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës,” tha Dumani.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 100 milionë euro – ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë mori jetë pasi kryebashkiaku Veliaj i dërgoi qeverisë në janar të vitit 2016 një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës bashkë me propozimin për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në kryeqytet.

Projekti u udhëhoq më pas nga Ministria e Mjedisit, ku u përfshinë edhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto përmes një oferte të pakërkuar./BIRN

Continue Reading

Politike

SKANDALOZE/ Policia godet deputeten e PD-së Albana Vokshi (Foto)

Një tjetër skandal është regjistruar gjatë protestës përpara Bashkisë së Tiranës, ku gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit nuk kanë kursyer duke goditur edhe deputeten e PD-së Albana Vokshi.

Nga pamjet e siguruara, dallohet deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila ndodhet mes policëve të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Kujtojmë se kjo ishte protesta e pestë në radhë kundër vjedhjes dhe korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku më e fundit ishte grabitja e buxhetit me 100% të vlerës nga kompani private të kontrolluara nga drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj, siç njihet tashmë afera 5D.

Protestat do të vazhojnë përpara bashkisë së Tiranës, deri në dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj, ku e radhës është njoftuar ditën e martë në orën 11:00.

Continue Reading

Politike

Tubimi i opozitës para bashkisë/ Këlliçi: Do të vijojmë protestat deri në dorëheqjen e Veliajt

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës se tubimet e protestuesve do të vijojnë.

Ai u shpreh se protestat e nisura disa javë më parë do të përmbyllen vetëm me dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ka 8 muaj që kam depozituar dokumenta për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAk u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh. Nuk e di nëse të shesësh shokët e ti çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING