Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kombëtarja siguron vazon e dytë në finale! Lëmë pas Italinë dhe Holandën

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”. Sipas një projeksioni nga “We Global”, të pikëve, rezultateve dhe renditjeve momentale të grupeve pas ndeshjeve të djeshme, kombëtarja shqiptare jo vetëm që do jetë në Euro 2024, por ka siguruar edhe vazon e dytë në shortin e finaleve që do hidhet në 2 dhjetor nga UEFA. Kuqezinjtë janë skuadra që kanë më shumë shanse të sigurojnë vazon e dytë me 83.4 përqind, për mos thënë që nëse sigurojmë vendin e parë në grupin E dhe më një sërë kombinimesh në grupet e tjera, “Shqiponjat” mund edhe të jenë kokë grupi.

Faximile nga We Global

Momentalisht, vazoja e parë përbëhet nga Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në vazon e dytë, veç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Hungaria, Danimarka, Zvicra, Kroacia apo Austria, kundërshtarë që momentalisht nuk do jenë përballë ekipit kuqezi në fazën finale të Europianit, që zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Vazo e tretë përbëhet nga Skocia, Holanda, Serbia, Turqia, Italia apo edhe Çekia, ky i fundit rivali ynë i grupit E që ka më shumë shanse për kalimin më tej. Më pas në vazon katër për momentin janë Finlanda, Sllovakia, Izraeli dhe tre skuadrat fituese nga play-off.

Ndërkohë që për të siguruar matematikisht fazën finale të Euro 2024 na duhet një pikë, tanimë jemi duke menduar edhe për një pozicionim sa më të mirë në vazo, duke lënë pas kundërshtarë të rëndësishëm. Sipas të gjitha gjasave, kuqezinjtë do jenë mes 24 skuadrave në “Euro 2024”.

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING