Kosova
Kosova në momentin kyç, Kurti para deputetëve për formimin e Qeverisë së re
Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme plenare, në rendin e ditës të së cilës është vetëm zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Seanca zhvillohet pak orë pasi Kuvendi përfundoi procesin e konstituimit. Pas këtij zhvillimi, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Në seancën e sotme, Kurti pritet t’u paraqesë deputetëve programin qeverisës, si dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Pas prezantimit, programi dhe kabineti do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend. Për formimin e Qeverisë kërkohet mbështetja e shumicës së deputetëve.
Seanca pritet të përcaktojë nëse Kurti do të sigurojë mbështetjen parlamentare për mandatin e ri qeverisës, pas përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.