Connect with us

Bota

Kremlini lufton për të shpëtuar imazhin e Putinit pas rebelimit

Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada kur grupi mercenar Wagner u rebelua dhe udhëheqësi i saj kërcënoi të sulmonte Moskën dhe të largonte nga pushteti Presidentin Vladimir Putin. Episodi zgjati më pak se 24 orë, por la pikëpyetje të mëdha për drejtimin e operacioneve të Rusisë në Ukrainë dhe për të ardhmen politike të Putinit. Trupat mercenare të Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-mbi-Donit të shtunën për rreth 12 orë, duke hasur pak rezistencë ndërsa pushtuan selinë ushtarake lokale. Tani, pas një marrëveshjeje me Kremlinin, ata do të kthehen në bazat e tyre në territorin që Rusia pushtoi në Ukrainë me premtimin se ndaj tyre nuk do të ketë hakmarrje. Udhëheqësi i grupit, Yevgueni Prigozhin, u largua për në Bjellorusi nën kujdesin e Presidentit Alexander Lukashenko, një aleat i Putinit. Kryengritja e Wagner-it kërcënoi kryeqytetin rus dhe solli reagime të ashpra nga Putini kundër autorëve të saj në një fjalim drejtuar kombit.

“Po përballemi me tradhti të brendshme. Ambiciet e jashtëzakonshme dhe interesat personale çuan në tradhti. Tradhti ndaj vendit dhe popullit të tyre. Luftëtarët e Wagner-it po vdisnin përkrah ushtarëve tanë”.

Zyrtarët rusë kanë vërshuar në media për të propaganduar se Putini doli më i fortë nga kjo krizë e shkurtër. Por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë të kundërtën, se dobësitë e udhëheqësit rus janë ekspozuar në mënyrë të pariparueshme.

“Kjo rrëzoiimitin që Putini e kishte kultivuar aq shumë, për të qenë plotësisht në kontroll dhe për të pasur një kontroll të fortë të pushtetit në të gjithë vendin. Është e qartë se nuk është më kështu. Incidenti i Prigozhinit krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për pushtetin në Rusi. Sapo të tjerët të shohin se kjo mund të bëhet dhe mund t’i mbijetosh, do të ketë sfida të tjera”, thotë Keir Giles me organizatën Chatham House.Tani autoritetet ruse po punojnë për të mbuluar gjurmët e grupit Wagner, i cili deri javën e kaluar vlerësohej nga propaganda e Kremlinit.

Prigozhini ka sfiduar Moskën, duke folur për situatën e pasigurt të ushtrisë ruse në Ukrainë — një nga arsyet që ai thotë se e bënë të fillonte rebelimin.

“Ne humbasim deri në 1000 persona në ditë. Këtu përfshihen të vrarët, të zhdukurit dhe të plagosurit dhe ata që refuzojnë – që nuk duan të luftojnë: jo sepse janë frikacakë, por sepse nuk kanë zgjidhje, nuk kanë furnizime me armë, nuk kanë strukturë komanduese”.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly vuri në dukje se Prigozhini kishte vënë në dyshim justifikimin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.

“Gënjeshtrat e qeverisë ruse janë ekspozuar nga një prej krerëve të vetë Presidentit Putin”.

Vëzhguesit besojnë se çfarëdo marrëveshje që Putini ka bërë me Prigozhinin, udhëheqësin mercenar e pret një e ardhme e errët.

“Çfarëdo që të ndodhë, për pjesën tjetër të jetës së tij ai duhet të jetë tepër i kujdesshëm, sepse tani është “një njeri i shënjestruar”. Ai ka sfiduar pushtetin në Rusi dhe deri më tani ka mbijetuar. Pyetja është për sa kohë?”, thotë Keir Giles.

Qetësia është rikthyer, të paktën për momentin, në rrugët e Rusisë, por pas krizës akute fundjavën e kaluar, analistët thonë se ngjarjet e ditëve të fundit mund të jenë një pararendës i diçkaje më të madhe.

Bota

Toka po fundoset nën peshën e metropoleve

Shumë qytete po fundosen. Xhakarta është më i famshmi, ndoshta sepse Parlamenti indonezian ka miratuar tashmë një ligj që parashikon ndërtimin e një kryeqyteti të ri në Borneo, me një investim prej 35 miliardë dollarësh dhe transferimin gradual të 10 milionë banorëve. Faza e parë e projektit pritet të përfundojë këtë vit, me ndërtesa të mjaftueshme për të akomoduar 60,000 njerëz.

Por në të gjithë botën ka metropole që po fundosen, pak a shumë ngadalë, dhe nuk janë vetëm qytete bregdetare për shkak të rritjes së nivelit të detit. Shkaku kryesor është fundosja, pra ulja e tokës për shkak të nxjerrjes së ujit ose shkëmbinjve nga nëntoka, ngjeshja e sedimenteve nën peshën e ndërtesave dhe sistemet e transportit.

Sipas një artikulli të botuar në revistën “Science”, gati gjysma e sipërfaqes së qyteteve të mëdha të Kinës po fundoset me një shpejtësi prej 3 milimetrash në vit, por një e gjashta e sipërfaqes së tyre po e bën këtë me një shpejtësi prej 10 milimetrash ose më shumë.

Autorët, të udhëhequr nga Tao Shengli, i Universitetit të Pekinit, matën me instrumente satelitore ndryshimin në lartësinë e 82 qyteteve me një popullsi më të madhe se 2 milionë banorë midis 2015 dhe 2022, duke zbuluar se qytetet që po përjetojnë një rrëshqitje të rëndë janë të përqendruara në pesë rajone dhe se ato më të rrezikuara janë qytetet bregdetare: brenda një shekulli, pothuajse 130 milionë banorë të këtyre metropoleve mund të gjenden nën nivelin e detit.

Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhet t’i nënshtrohen migrimit të detyruar. Në dekadat e fundit, disa qytete, të tilla si Tokio dhe Osaka në Japoni ose vetë Shangai në Kinë, kanë qenë në gjendje të korrigjojnë rrëshqitjen e rëndë duke reduktuar në mënyrë drastike nxjerrjen e ujërave nëntokësore dhe duke miratuar masa të tjera mjedisore. Tani është një çështje kalimi nga masat në kundërmasa.
Continue Reading

Bota

“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.

 

 

“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.

Continue Reading

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING