Connect with us

Aktualitet

K*rvë, më ke shkatërruar/ Historia e dashurisë

“Piranjat” e moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë mbrëmjen e së dielës një histori krejt të pazakontë, ku prindërit janë kundër dashurisë së vajzës së tyre.

Ngjarja zhvillohet në fshatin Ponçar të Devollit, ku dy të rinj të cilët janë të verbër ranë në dashuri me njëri-tjetrin në klasën ku ata merrnin mësim

Dionisi dhe Geralda të dy vuajnë nga sëmundja e verbërisë, u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin pikërisht në klasën ku ata të dy merrnin mësime për personat me aftësi të kufizuara.

Hapin e parë drejtë kësaj dashurie të madhe e merr Geralda e cila i kërkon dashurisë së jetës Dionisit që të shkojë e ta “rrëmbejë” në banesën e saj, pasi ishte e bindur që prindërit nuk do ta kuptonin e aq më tepër ta lejonin që ajo të kurorëzonte dashurinë e madhe që ndiente për ish-shokun e klasës.

Dhe ishte pikërisht bashkimi i Dionisit me Geraldën, e cila do të sillte trazira, tërmete dhe drama në jetën e tyre.

Geralda dhe Dionisi u bekuan në jetën e tyre me një djalë, i cili fatkeqësisht ishte i prekur nga i njëjti fenomen që vuanin prindërit e tij.

Por edhe pse tashmë të tre kishin një problem, shikimin, dashuria e Geraldës, Dionisit dhe djalit të tyre ishte aq e madhe sa për ta shikimin ishte gjëja e fundit që mund të shkatërronte lumturinë e tyre.

Por problemet e vërteta nisin pas 3 vitesh kur Geralda ngel shtatzënë për herë të dytë, por kjo shtatzani nuk shkon mirë dhe ajo e dështon fëmijën.

Duke përfituar nga kjo situatë prindërit e Geraldës arrijnë të marrin vajzën dhe nipin e tyre sërish në banesë.

Ndërkohë që vetë Geralda nga ana tjetër i shkruante vazhdimisht Dionisit për tu bashkuar sërish, prindërit e saj tashmë kishin ndërtuar “burgun” brenda banesës, duke mos lejuar askënd që tu afrohej.

Edhe pse Dionisi kishte lajmëruar policinë, dhe pavarësisht përpjekjeve të këtyre të fundit dhe punonjësve socialë, Geralda dhe djali i saj nuk arritën të bashkoheshin me Dionisin.

Por gjithmonë ka një shpresë, dhe këtë herë shpresa më e madhe e Dionisit për të ribashkuar familjen ishin “Piranjat”.

Pasi agjentët e “Piranjave” dëgjuan historinë e madhe të dashurisë, ku hera herës drama triumfon mbi lumturinë, vendosën që të bëjnë gjithçka që kjo familje të ribashkohej për të vijuar e qetë drejt lumturisë.

Pavarësisht të gjitha skenarëve të menduar, situata ishte krejt tjetër kur “Piranjat” sëbashku me Dionisin dhe nënë e tij shkuan në shtëpinë e babait të Geraldës.

Ai i priti me “këmbët e para” ku veç kërcënimeve ndaj Dionisit dhe nënës së tij, iu hakërrye edhe gazetares së “Piranjave”, madje kërcënoi dhe dhunoi edhe vajzën e tij Geralda.

Me gjithë këmbënguljen e Dionisit, gazetares së “Piranjave” nga njëra anë dhe vetë Geraldës nga ana tjetër, ishte e pamundur të bindje babain e saj.

Në momentin kur u duk sikur situata po qetësohej dhe babai i Geraldës po fliste për gazetaren e “Piranjave”, Dionisi arrin të “bashkojë” momentalisht familjen, pasi Geralda merr djalin dhe del në rrugë.

Pikërisht në këtë moment situata agravon dhe del jashtë kontrollit, babai i Geraldës vrapon në rrugë dhe atij i bashkohet edhe bashkëshortja dhe djali, të cilët tërheqin me dhunë vajzën dhe nipin e tyre duke i mbyllur sërish në banesë.

Duke parë situatën gazetarja e “Piranjave” telefonon policinë duke kërkuar ndihmë. Pas mbërritjes së uniformave blu situata merr një tjetër rrjedhë, pasi e gjithë familja shoqërohet në komisariat.

Por ajo që është më e rëndësishme është fundi, i lumtur nga njëra anë dhe dramatik në krahun tjetër.

Pasi pas daljes nga komisariati Dionisi, Geralda dhe djali i tyre më në fund bashkohen, por me një plagë në zemër për Geraldën, pasi edhe këtë herë prindërit e saj nuk e pranuan këtë lidhje dashurie.

Aktualitet

Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading

Aktualitet

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë  dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i gjeti në spital pas sherrit me farmacisten/ Çfarë pa shoqja e dy viktimave në dhomë

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

 

 

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING