Connect with us

Kosova

LDK do propozojë draft për Asociacionin/ Haziri: Duhet patjetër një dokument

Nënkryetari i LDK-së në Kosovë Lutfi Haziri e ka quajtur të domosdoshme hartimin e një draft-statusi për asociacionin.

Ai theksoi se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira prandaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti.

Haziti tha se drafti do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale

I pyetur nëse mendon se zoti Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri u përgjigj:

“Ai nuk ka pranuar asnjë iniciativë të LDK-së, të opozitës së Kosovë, të kryeministrave të BE-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë. Por jam i bindur se Kurti do bëj dy hapa pas shpejt, por pasojat do të na I lë ne mbrapa” –  tha Haziri.

Kosova

Scholz i tregon derën Vuçeviç-it dhe vendos kushte për Serbinë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se shteti që ai udhëheqë është i gatshëm që ta mbështesë Serbinë, derisa kjo e fundit vazhdon rrugëtimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Këto komente, Scholz i ka bërë përmes një letre që ia ka dërguar kryeministrit të ri serb, Millosh Vuçeviç, i cili mori këtë pozitë vetëm para disa ditëve.

Në këtë letër, kancelari gjerman, Vuçeviç-it i ka uruar “suksese në dhe fat të mirë për sfidat që kemi përpara”.

“Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Scholz.

Përveç këtyre, ai ka potencuar se Serbia e ka mundësinë që të bëjë progres të mëtejmë në rrugën e reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Ndryshe, Millosh Vuçeviç është zgjedhur së fundmi Kryeministër i Serbisë. Ai, po ashtu, është edhe kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS) – partia e Aleksandër Vuçiç-it.

Në pozitën e kreut të ekzekutivit serb, Vuçeviç ka ardhur pas fitores së SNS-së në zgjedhjet e kontestuara të 17 dhjetorit.

Politika e tij – posaçërisht me Kosovën – është e ngjashme me atë të paraardhësve të tij: mosnjohje e realitetit. Ai konsiderohet si njëri tejet i besuar i Vuçiç-it, andaj edhe përzgjedhja e tij si kryeministër nuk është e rastësishme.

Continue Reading

Kosova

Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka treguar për mbështetjen e madhe që ka FSK-ja nga Britania e Madhe, teksa dhe ka dhene detaje nga vizita në Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

“Gjatë vizitës kemi patur takime të rëndësishme në funksion të zhvillimit, thellimit dhe rritjes së aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sot kam pasur takimin e parë me Departamentin për eksporte të mbrojtjes dhe sigurisë ku dhe kemi diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit… në asketin e industrisë së mbrojtjes” – ka thënë Maqedonci.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci ka bërë të ditur gjithashtu se Kosovës i janë ofertuar sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore

“Ne kemi diktuar mundësi dhe kemi marrë oferta, ndër të tjera edhe sisteme që parashihen në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së. Që janë sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore” – ka theksuar ministri I mbrojtjes.

Continue Reading

Kosova

Kjo është shqiptarja që u vra në Athinë nga ish- burri, zbulohet e shkuara dhe konfliktet e vazhdueshme në familje

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës.

Ajo u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes. Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Denaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.
Continue Reading

Kosova

Një dhelpër nëpër Evropë, strategjia e Kinës për të përçarë BE-në dhe NATO-n

Një dhelpër po endet nëpër Evropë. Apo ndoshta ishte ujk? Udhëtimi presidentit kinez Xi Jinping në ditët e fundit midis Parisit, Beogradit dhe Budapestit u konsiderua nga shumë vëzhgues si shumë i zgjuar. Vitin e kaluar, Emmanuel Macron shkoi në Pekin dhe u distancua në mënyrë sensacionale nga amerikanët në mbrojtjen e Tajvanit dhe tani Xi ka reaguar: për disa muaj ai nuk do të vendosë detyrime të tepërta për importet e konjakut në Kinë.

Më pas, ai ishte më bujar në dy vizitat tek miqtë e tij dhe të Putinit, një në Serbi dhe një në Hungari: e para në një vend jashtë BE-së dhe NATO-s, e dyta në atë që është pjesë e të dyja organizatave, por i pengon ato nga brenda. Ndoshta, në Pekin ata vazhdojnë ta shohin turin si  diplomaci e rafinuar. Dhe në Perëndim gjithashtu: ndër ne evropianët, sundimtarët kinezë shihen gjithmonë si të aftë dhe mendjemprehtë.

Pasi dallgët e ngritura nga itinerari i çuditshëm i të fortit nga Pekini janë qetësuar, mund të përpiqemi të gjykojmë ftohtë mbi strategjinë dhe taktikat e tij. E para është shqetësuese, e dyta nuk duket aq e zgjuar dhe delikate.

Strategjia ishte e njohur tashmë, por java evropiane e Xi-t ishte e vrullshme, e pa maskuar dhe pothuajse luftarake, si kurrë më parë: për mënyrën se si Pekini e planifikoi udhëtimin; për përmbajtjen e intervistave dhe deklaratave; për paratë që lideri kinez premtoi t’i dërgonte në arkat e qeverive të Aleksandar Vuçiçit dhe Viktor Orbanit

Objektivi i fshehtë i liderëve konfuciano-komunistë të Kinës është të ndajnë evropianët, si në BE ashtu edhe në NATO, dhe për të futur sa të jetë e mundur një pykë në marrëdhëniet transatlantike.

Investimet që Kina ka shpallur në Serbi dhe Hungari kanë një anë komerciale: në të parin nga të dy vendet, ndërtimi i infrastrukturës për të sjellë mallrat e saj të shkarkuara në portin grek të Pireut (kryesisht i menaxhuar nga kinezët) në Evropën Qendrore-Lindore; në të dytën, ngritja e fabrikave në një territor të BE-së për të shmangur detyrimet e mundshme që Brukseli do të vendosë për importet e makinave elektrike dhe produkteve të tjera për tranzicionin klimatik nga Kina.

Nëse për një periudhë të caktuar në Perëndim ekzistonte iluzioni se Kina mund të vepronte si ndërmjetëse në Ukrainë, sot është e qartë jo vetëm që gjigandi aziatik nuk është i barabartë mes Moskës dhe Kievit, por se po mbështet aktivisht Kremlinin dhe do të vazhdojë për ta bërë këtë. Për Xi, është thelbësore që Putini të mos humbasë: kjo do t’i jepte një goditje serioze teorisë së tij qendrore se Perëndimi është në rënie të pakthyeshme…….

Continue Reading

Kosova

Nënsekretarja amerikane flet pas takimit me Vuçiç-in për Kosovën

Nënsekretarja Amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd, ka thënë se progresi i vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian është i rëndësishëm.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Allen dhe Vuçiç, gjatë takimit – ndër të tjera – kanë diskutuar për çështjet globale dhe përparimin e Serbisë drejt integrimit në BE, përfshirë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas top-diplomates amerikane, është e rëndësishme të bashkëpunohet në ndërtimin e stabilitetit evropian dhe rajonal, “i cili kërcënohet nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe destabilizimi i përhapur nga Kremlini me dezinformata”.

Ajo theksoi gjithashtu mundësitë për forcimin e lidhjeve në kulturë dhe arsim mes dy shteteve.

Nga ana tjetër, Vuçiç, pas takimit me Allen, ka thënë se i ka kërkuar kësaj të fundit angazhim më të madh të ShBA-ve në rajon.

“Kërkova nga SHBA-të që të rrisë angazhimin dhe të përdorë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar kushtet për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”- ka shkruar Vuçiç në platformën sociale, Facebook.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING