Connect with us

Kosova

Lokalet dhe qeveria/ Albin Kurti në ditët më të vështira të karierës së vet politike

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe pak kohë pasi ka marrë mandatimin për krijimin e një qveverie të re, kryeministri Albin Kurti gjendet ndoshta para ditëve më të vështira në karierën e vet politike. Partia e tij Vetëvendosja arriti të ruaj më vështirësi vetëm katër komunat që drejtonte deri në mandatin e kaluar, ajo për herë të para pas kaq kohësh nuk është më forca e parë në Prishtinë dhe ndonëse do të marrë pjesë në plot 12 baloztazhe, më shumë se çdo parti tjetër, rrezikon trorikisht ti humbasë ato në raundin e dytë në 9 nëntor, si pasojë e marrëveshjeve të partive opozitare kundër forcës që qeveris prej katër vitesh e shtatë muaj vendin.

Rezultate të ngushta në Kosovë/ Ndahen në balotazh Prishtina, Peja dhe Mitrovica

Pikërisht ky koalicion “të gjithë kundër Kurtit” mund ta penalizojë këtë të fundit që të mos formojë dot një qeveri të re. Pas një krize që zgjat prej zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, Kosova është zvarritur me një qeveri në detyrë, për shkak se nuk konstituonte dot parlamentin e saj. Me zgjedhjen e fundit edhe të një nënkryetari serb, Nenad Rashiç, ky proces u quajt i përfunduar dhe presidentja Osmani, në 10 tetor e mandatoi Albin Kurtin për krijimin e një qeverie të re. Pra brenda pak ditësh ai ka përballë dy sfida të mëdha: edhe arritjen e një rezultati vështirësisht pozitiv në turin e dytë të zgjedhjeve lokale, edhe atë të vijimit të qëndrimit në pushtet, kur Vetëvendosja doli vërtet partia e përë në zgjedhjet e fundit, por ajo nuk arriti më shumë sesa një shumicë relative. Albin Kurti ka më pak se dy javë kohë për të arritur të krijojë një kabinet të ri. “Kosovës i duhet edhe një mandat i ri i Qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet” deklaroi ati këtë të hënë duke thënë se data finale për ta arritur këtë qëllim është 26 tetori. “Në momentin që vlerësojmë se komunikimet kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin, por ai është afati i fundit”, saktësoi Kurti.

Por që ai të ketë suksesë duhet të sigurojë së paku votën e 61 deputetëve nga 120 që ka kuvendi i Kosovës. Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se koalicionet me listën serbe (9 deputetë) dhe PDK-në, partinë e ish presidentit Hashim Thaçi, janë të pamundura. Kështu Vetëvendosjes i duhet ose një koalicion i madh me LDK-në (20 deputetë), e cila tani për tani nuk ka treguar se është e gatshme për bashkëqeverisje, ose me Nismën Social Demokrate të Fatmir Limajt (vetëm 3 deputetë).

Por në këtë rastin e dytë Vetëvendosja që ka gjithsej 48 deputetë, do të duhet të merrte të plota edhe votat e të zgjedhurve nga minoritetet jo serbe (10 deputetë) nga të cilat ka të sigurta vetëm 7-8.

Këto llogari tregojnë se ndërtimi i një qeveri Kurti 3 ngjan pothuajse i pamundur. Për këtë kanë mbetur edhe 13 ditë deri në 26 tetor. Nëse Albin Kurti dështon në bërjen e 61 votave, presidentja Osmani është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për një mandatar të ri, normalisht nga opozita.

Nëse edhe opozita, që duhet të ftojë në koalicion Listën serbe për të pasur dukses, dështon gjatë 15 ditëve për të formuar qeverinë, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Pas maksimumi 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit. Nisur nga kjo vështirësi Albin Kurti deklaroi këtë të hënë: “Nëse nuk ka Qeveri të re Kurti 3, pa asnjë dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”.

Mundësinë për zgjedhje të parakohshme nuk e ka përjashtuar as kreu i partisë më të madhe opozitare, PDK, Memli Krasniqi. “Në nëtor qytetarët do të votojnë për balotazhet ndërsa në dhjetor për zgjedhjet e parakohëshme” tha ai të dielën pasi kishte votuar.

Në një skenar të tillë nuk është çudi që Albin Kurti të jetë edhe një vit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ende kryeministër në detyrë, por ndoshta më i dobët sesa kurrë, pasi do të ketë nga pas një rezultat jo të mirë në zgjedhjet lokale dhe pamundësinë për të ngritur kabinetin Kurti 3, pa përmendur këtu faktin se Lista serbe që i kishte bojkotuar do të kthehet në krye të punëve në komunat e veriut të Kosovës.

Advertisement