Connect with us

Bota

LUFTA/ MARREVESHJE PARA SE TE JETE VONE

Sulmet amerikano-izraelite në urën B1 në qytetin Karaj në perëndim të Teheranit shkaktuan vdekjen e 8 personave dhe rreth 95 të tjerë mbetën të plagosur. Ura ishte në ndërtim e sipër dhe më e gjata në Lindjen e Mesme dhe ishte planifikuar të shërbente si rrugë furnizimi ushtarak që synonte të mbështeste raketat balistike dhe aftësitë e dronëve sulmues të Iranit. Trump vijon me thirrjen për Iranin për të arritur një marrëveshje armëpushimi përpara se të jetë shumë vonë për ta.

“Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos mbetet asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh”, shkoi Trump në rrjete sociale. Pas shkatërrimit të urës, Trump paralajmëron për sulme në termocentrale.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani!) në botë, as nuk ka filluar shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga Irani. Urat janë të radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e Regjimit të Ri e di se çfarë duhet bërë, dhe duhet bërë shpejt!”, shkroi Trump.

Ushtria izraelite njoftoi eliminimin e Makram Atimi, komandant i Njësisë së Raketave Balistike në zonën e Kermanshah në Iranin perëndimor, përgjegjës për lëshimet në Izrael. Forcat izraelite kanë zbuluar zjarr me raketa nga Irani drejt Izraelit. Alarmet janë ngritur në zonën bregdetare, zonën e Tel Avivit, Bregun Perëndimor dhe Negevin jugor.

Advertisement