fbpx
NTV
No Result
View All Result
16/01/2021 , 12:45
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
16/01/2021 , 12:45
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për Covid-19

by Kasaj
05/12/2020 , 10:27
0 0
Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për Covid-19
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore Nr.2 në Tiranë, tha se është siguruar financimi i plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.

“Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes, është një tjetër hap drejt mbështetjes së qytetarëve, drejt angazhimit dhe kujdesit që qeveria shqiptare ka për gjithë qytetarët shqiptarët”, tha Manastirliu.

Duke folur për lehtësinë e përfitimit të barnave në banesë, mundësuar falë sistemit elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore, Manastirliu tha: “Është lehtësia që ne tashmë kemi vendosur jo vetëm për diagnozën Covid19 por edhe për diagnoza të tjera në sistem, që mundëson rimbursimin e shpejtë. Në fakt gjatë gjithë periudhës së pandemisë qytetarëve të cilëve i’u është dashur që të marrin barna me rimbursim, i kanë marrë pikërisht nëpërmjet kodit elektronik dhe vendosjes në lidhje direkte të mjekut të familjes, qytetarit dhe farmacisë”.

Mjekët e familjes shpjeguan procedurën që ndiqet për përfitimin e barnave me rimbursim.

“Tashmë kemi filluar dhe pjesën e rimbursimit, gjithmonë në fazën dhe në stadin që është pacienti, në stadet e lehta duke e trajtuar me vitaminën terapi dhe në format e moderuara që i trajtojmë me antikoagulantë, me antibiotikë, në varësi të simptomave që shfaq dhe të sëmundshmërisë kronike dhe kodi i dërgohet pacientit dhe mund të merren barnat në farmaci me anë të familjarëve që nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë”, tha dr. Dorinela Saliaj.

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe që po bëjnë mjekët e familjes për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve me covid19.

“Roli i mjekut të familjes është vendimtar, është thelbësor në luftën kundër Covid19. Sepse në terren është lufta e vërtetë. Patjetër është në spitale, sepse është lufta për jetën. Por në qendrat tona shëndetësore ku bëhet një punë fantastike dhe një punë kaq voluminoze për të trajtuar në kohë rastet e formave të lehta apo të moderuara, është edhe këtu një rol thelbësor dhe i rëndësishëm për të parandaluar atë që mund të vijë më vonë si një risk i shkaktuar nga mungesa e trajtimit”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore nr. 2 në Tiranë, Ministrja Manastirliu u shpreh se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në risk në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid.

gsh/

Related Posts

Zemërim në vendet e BE, “Pfizer” vonon shpërndarjen e dozave të vaksinave
Aktualitet

Zemërim në vendet e BE, “Pfizer” vonon shpërndarjen e dozave të vaksinave

16/01/2021 , 11:52
Dita e 6 e vaksinimit/ Manastirliu publikon shifrën, ja sa mjekë dhe infermierë morën dozën e parë të Pfizer (FOTO)
Aktualitet

Dita e 6 e vaksinimit/ Manastirliu publikon shifrën, ja sa mjekë dhe infermierë morën dozën e parë të Pfizer (FOTO)

16/01/2021 , 11:15
Moti/ Të bllokuara disa komuna në Korçë, trashësia e dëborës deri në 40 cm. Rekomandohen zinxhirët në disa akse
Aktualitet

Moti/ Të bllokuara disa komuna në Korçë, trashësia e dëborës deri në 40 cm. Rekomandohen zinxhirët në disa akse

16/01/2021 , 11:05

Recent Posts

  • Do të befasoheni! Përse nuk duhet t’i hidhni kurrë bustinat e përdorura të çajit
  • Bima jonë që importohet nga Holanda/ E kultivon një kompani në Cërrik për holandezët
  • “Egoizëm dhe cinizëm i disa shteteve të BE”, ambasada e Francës i përgjigjet Ramës për vaksinën: S’mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat!
  • 5 arsyet se pse personat e kësaj shenje të horoskopit janë më të mirët që ekzistojnë
  • “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave! 6 vende kërkesë për transparencë… Dyshime çfarë do të ndodhë me vendet e tjera

Kategorite

  • Aktualitet (1,120)
  • Bota (1,225)
  • Ekonomi (191)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (88)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (191)
  • Kronike (268)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (56)
  • Lifestyle (451)
  • MEMORIE (11)
  • Moti (90)
  • OPINION (36)
  • Pinknews (617)
  • Politike (335)
  • Rajon (110)
  • REAGIM (75)
  • Shendeti (300)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (27)
  • Sociale (55)
  • Sport (278)
  • Videonews (260)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!