Connect with us

Kronike

‘Martini paguante zyrtarët e shtetit, më telefonoi dhe…

Gazetari Artan Hoxha shkruan se nuk është aspak e çuditshme të dëgjosh mbi bashkëpunimet efektivëve të Policisë së Shtetit me të zhdukurin Ervis Martinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha risjell në vëmendje një telefonatë që kishte bërë me Martinajn në vitin 2015, pas realizimit të operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

Gazetari thotë se në atë kohë, biznesmeni i lojërave të fatit e kishte korrigjuar duke i thënë se ishin të 6 shefat e komisariateve të Tiranës në ‘listëpagesat’ e tij e jo 5, siç kishte deklaruar në emision Hoxha.

Referuar kësaj telefonate, gazetari thotë se nëse diku, apo dikur, do të gjendet listëpagesa që Martinaj, u ka bërë zyrtarëve të lartë të shtetit, drejtuesve të policisë, prokurorëve ose gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave, se sa rigoroze dhe e saktë ka qenë e përpiluar.

POSTIMI I PLOTË

Asgjë e re, nga ngjarja në perëndim të Shqipërisë..
Sot, bëri shumë zhurmë, arrestimi i një efektivi të Forcës së Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka shërbyer si truprojë apo shofer i “mbretit te lojërave të fatit” në Shqipëri, Ervis Martinaj…
Për ata që e kanë njohur Martinajn, ky fakt nuk përbën asnjë çudi.
Sa për ilustrim po sjell një episod në vitin 2015, pak kohë pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrëzisë”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kundërta.
Moderatori i Neës24, më kishte ftuar ne rubrikën “Opinion”, që transmetohej live, çdo pasdite ne orën 17:00.
Gjate bisedës po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policinë, jo vetëm qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe për ta kthyer ne një bashkëpunëtore ne luftën kundër grupeve rivale…Ne një moment moderatori me pyet, se deri ne çfarë niveli shkonte ky korrupsion dhe si bëhej pagesa?!
Po te sjell vetëm një detaj,-i thashë.
Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mësuar se 5 prej tyre, marrin një shpërblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga një kompani bastesh, që kontrollon tregun e lojërave të fatit në vend dhe ka lidhje të forta me boten e krimit.
Kjo tarifë u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnjë kontakt ose bashkëpunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumëfishon pagesën ne varësi te kontributit qe jep.
Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetëm te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.
Ne atë moment moderatori me pyet:
Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetëm 5 prej tyre janë ne borderonë e kompanisë se lojërave te fatit???!!
I gjashti, i thashë, nuk e ka marre akoma emërimin, është vetëm i komanduar dhe nuk e di nëse e kane futur ne listëpagese…
Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjetër e telefonit, më foli një person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.
“E ndoqa me vëmendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasaktë”,-me tha.
I zënë në befasi, pasi e njihja mire kush ishte, çfarë përfaqësonte dhe nuk e prisja të më merrte vetë në telefon, i them: ku isha i pasaktë?!!
“Dëgjo – më tha,- edhe ai i gjashti, është në listëpagesë”….
Prandaj, nëse diku, apo dikur, do të gjendet listëpagesa që Vis Martinaj, u ka bërë zyrtarëve të lartë të shtetit, drejtuesve të policisë, prokurorëve ose gjyqtarëve, nëpërmjet kompanive të tij të lojërave të fatit, do të habiteshin edhe specialistët më të mirë të Ministrisë së Financave, se sa rigoroze dhe e saktë ka qenë e përpiluar….

Reagimi i Hoxhës vjen pas arrestimit të efektivit të Operacionales, Jeton Lami. Ky i fundit është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni “Plumbi i artë”. Për herë të fundit, bashkë janë filmuar më 7 gusht në dy ambiente të ndryshme, në Durrës dhe Tiranë.

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja (Detajet)

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Mësohet se 2 automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ka pasur vetëm me dëme materiale. Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING