Aktualitet
“Më vodhët 500 milionë”/ Plas dhuna mes ortakëve, përfundojnë në grushte
Ortakët e kompanisë “FINMAN shpk” janë përplasur fizikisht këtë të enjte, pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, që zotëron aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera.
Bëhet me dije, se ortaku kryesor i “FINMAN shpk”, Idajet Ismailaj dhe djali i tij, Florid Ismailaj, së bashku me bodyguard-ët, kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër të shoqërisë, Sokol Agalliun.
Përplasja mes ortakëve ka ndodhur pasi Sokol Agalliu e ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga arka e kompanisë. Gjithashtu Agalliu pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te Manastiri Resort.
Pas sherrit, Sokol Agalliu ndodhet në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë.
