Aktualitet
Mesazhi i prerë i vogëlushes para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Një nga momentet më të veçanta dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në protestën masive në Tiranë ka qenë prania e një vajze të vogël.
Olivia, vetëm 7 vjeçe, i është bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë me një mesazh të prerë dhe të drejtpërdrejtë drejtuar kreut të qeverisë: “Jepe dorëheqjen!”
E shoqëruar nga familjarët e saj, vogëlushja është kthyer në një nga simbolet e kësaj proteste, duke treguar se revolta dhe kërkesa për ndryshim po prek çdo brez.