Politike
Meta: Modeli ynë është transparenca dhe ulja e taksave
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë Rama për keqqeverisje dhe mungesë transparence.
Në një status në Facebook, Meta shkruan se mes “Rilindjes” dhe modelit të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një dallim shumë të madh.
“Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithë-përfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve”, thotë Meta.
STATUSI:
Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të “Rilindjes”. Është raporti me transparencën. Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.
Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithë-përfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.
Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.
Bashkë-Fitojmë!