Connect with us

Aktualitet

Mjeku shqiptar në Nju-Jork del me deklaratën e fortë për qytetarët: Këto tre masa nuk duhen shmangur!

Doktor Sulejman Çelaj, drejtor i pavijonit të kardiologjisë në një prej spitaleve Covid, në Bronks të Nju-Jorkut, ka komentuar situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Doktori ka theksuar se në luftën ndaj koronavirusit, përgjegjësia është individuale dhe sistemi imunitar është ai që vendos.

“Në Tiranë, lokalet janë të mbushur, njerëzit nuk mbajnë distancë. Komunikacioni shumë i dendur tregon se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Mua më duket normale jeta në Tiranë.Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por shumica e personelit mjekësor. Kështu që, në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen. Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra. Duhet të bëhet një jetë më e shëndetshme, ushqim i rregullt, mospirja e duhanit. Secili duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masa të mos infektohet. Trajtimet e infektimeve janë shumë të dyshimta, pasi ne mundohemi vetëm të trajtojmë simptomat, mundohemi të parandalojmë infektimet me baktere të ndryshme, ndërsa për virusin nuk kemi trajtim. Trupi e lufton veten, sistemi imunitar vendos. Përgjegjësia është individuale”, u shpreh mjeku.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon si ranë në rrjetën e SPAK drejtorët e Veliajt

Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK. Hoxha zbuloi se drejtorët e Veliajt komunikonin në një aplikacion sekret, të cilin e kishin programuar në mënyrë private dhe aty flisnin për aktivitete korruptive. Sipas Hoxhës ky rrjet është gjetur nga SPAK në telefonin e njërit prej drejtorëve të arrestuar.

“Çështja ka nisur në prill 2023. Pas zgjedhjeve ka depozituar zoti Këlliçi kallëzim. SPAK i ka marrë të dyja kallëzimet dhe ka vijuar punën.  Sot janë arrestuar dy drejtorë dhe ka akuzë tjetër për një të arrestuar, Taulant Tusha. Dy drejtorët janë drejtori i Ujësjellësit, Redi Molla. Tjetri është drejtori i IMT, Mariglen Qato. Janë dy drejtorët më të rëndëishsëm. Ka patur masa sigurie më të buta për gjashtë zyrtarë të tjerë, këta që kanë hedhur firma. Këta që kanë ngritur skemën dhe janë përfituesit, janë tre drejtorët e bashkisë.

Ishte një staf i ngushtë i Bashkisë, kupola drejtuese që përdornin një rrjet të kriptuar. Kjo është gjëja e veçantë. Nëse kemi folur për Sky dhe Encro, sot ka programues që bëjnë rrjet për të komunikuar personat.  Ky rrjet i kriptuar është kapur dhe ky është filli nga ku SPAK ka filluar të shqepë historinë. Ky rrjet nuk ka shërbyer vetëm për aferat korruptive, por mund të na tregojë edhe për zgjedhjet“, tha Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

“Janë shqetësuar se ka dalë bisha (SPAK) nga kafazi dhe do bëjë kërdinë”

Gazetari Arjan Çani tha se sipas atyre që ende janë në kuadër të thashethemeve mazhoranca dhe opozita synojnë të kufizojnë disa kompetenca të SPAK.

Sipas tij, me gjithë direktivat amerikane që kërkojnë të mos shkelet vija e kuqe, mirë do të ishte që SPAK të zbutej pak dhe parlamenti me gjithë të metat e veta, i ka kompetencat ta bëjë këtë.

“Janë thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di nëse Rama si i plotfuqishëm në këtë vend ka në mendje t’i zbusë pak, amerikanët duhen marrë me rezervë, janë prapa ata, por ndoshta jo gjithmonë, se parashikojmë dot.

Mirë do ishte të kishte një lloj ndryshimi, se ka një ekzagjerim, se është lëshuar tani bisha nga kafazi dhe mund të bëjë kërdinë, ‘ha’ edhe njerëz të pafajshëm dhe mirë është të kufizohen disa kompetenca (të SPAK). Pse duhet të çuditemi ne, ky parlament ka disa kompetenca”, tha Çani.
Continue Reading

Aktualitet

Bushati: Gaz Bardhi nuk dha asnjë provë që Olsi Rama është përfshirë në trafik droge, por SPAK të hetojë

Andi Bushati, i ftuar në një emision,  ka folur për akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, se ai ka lidhje me trafikun e drogës dhe laboratorin e Xibrakës.

Bushati tha se Gazment Bardhi nuk solli prova për përfshirje të Olsi Ramës në trafikun e drogës, por tha se kjo çështje duhet hetuar nga SPAK, për shkak se ka indicie dhe dyshime.

“Në këtë debat jam në konflikt interesi, sepse unë kam patur miqësi të gjatë në kohë me Olsin në rininë time. Kam tendencën ta shoh për mirë, edhe ju si emision duket sikur kështu po e shihni.

Këtu kemi një debat, Gaz Bardhi thotë Olsi Rama është përfshirë në trafik kokaine. Dëgjuam që Olsi Rama tha që janë shpifje, thotë mund të kem udhëtuar por nuk kam lidhje dhe këtu mbaron kjo çështje. E lexova me vëmendje, mund të jem edhe subjektiv për hir të së shkuarës.

E para, nuk ka deri më sot asnjë provë, që Olsi Rama të jetë përfshirë në trafik kokaine. Por ama, duke mos patur provë të përfshirjes, kemi dyshime të forta që është futur në një mjedis trafiku. Jo vetëm është futur në një mjedis trafiku, por dyshimet janë që si vëllai i kryeministrit, policia dhe prokuroria e ka nxjerrë dosjen me fraksion. Dosja thotë se ka një person të paidentifikuar.

Ky i paidentifikuari, është i njëjti person që ka përdorur makinën e famshme. Bardhi dha edhe nja dy momente, që nuk ishin shumë bindëse. Tha në ditën që kolumbianët do të vinin, Olsi Rama doli jashtë, por në atë ditë mund të kenë dalë shumë shqiptarë jashtë.

Kemi një fakt, që ky person i dyshuar, i paidentifikuar që përdor të njëjtën makinë si trafikantët, kur vjen puna, vendimi i Gjykatës së Apelit që i ka dënuar të tjerët, thotë policia e dekonspiroi operacionin. Ky është vendim gjykate. Dhe dekonspirimi nuk bëri të mundur identifikimin e personave të tjerë.

Gaz Bardhi sot nuk na dha prova, që Olsi Rama ka marrë thasin me kokainë dhe ka shkëmbyër para. Por na dha indicie që prokuroria duhet të merret me këtë çështje. Pra këto dyshimet janë të mjaftueshme që familjari i një njeriu tepër të pushtetshëm të hetohet. E vetmja gjë që kemi të çertifikuar, që kjo dosja me fraksion nuk mund të rrijë më nën shalët e prokurorëtve”, tha Bushati.

Continue Reading

Aktualitet

Dyrnjaja rrëzon akuzat ndaj Olsi Ramës: Po e përdor Bardhi për t’u bërë lider

Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, si të përfshirë në grupin e kokainës në Xibrakë, 10 vite më parë, u shpreh i bindur se vëllai i kryeministrit nuk është përfshirë, ndryshe do ta nxirrnin autoritetet gjermane, ndërsa Bardhi e bën sot për të fituar politikisht.

“Është një hetim shumë i mirë i prokurorisë dhe është një hetim i bërë nga gjermanët. Ata nuk do ta kursenin se nuk do të kishin interes. Është një tablo që po përdoret politikisht. 

E ka bërë Berisha prej 10 vjetësh e ka larë dhe tharë.

Pse po e bën Gazment Bardhi sot? Unë them se Gazment Bardhi po kërkon të bëhet lidership politik”-tha Dyrnjaja.

Continue Reading

Aktualitet

Prangosja e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe

Me urdhër të SPAK, tre ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës janë vënë në pranga, ndërsa për gjashtë të tjerë janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

Mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story”, Lorenc Vangjeli, u shpreh se SPAK po godet themelet e zyrtarëve që kryejnë korrupsion dhe vjedhin.

“Janë të rinj, ambicioz, pa asnjë kontribut publik, që kanë lidhje direkte vetëm me eprorin e tyre, shfaqen vetëm në fushata elektorale dhe punojnë vetëm për eprorin e tyre dhe vjedhin në një mënyrë banale. Kjo që po ndodh nuk është një gjë e re. Janë të shpërndarë në disa vende, dhe sërish ky fenomen vijoj të them se është vetëm fillimi dhe një provë që SPAK në tërësinë e tij po vepron. Jo sipas asaj që ka pritshmëri shqiptari i zakonshëm, ai që del në televizor, por shtrohet resht pas reshti, dhe unë mendoj se kanë arritur te themeli.

Filluan të shfaqeshin në mandatin e dytë të qeverisë. Kjo është ngrehina që po ndërton SPAK. Në PS ka rryma dhe nënrryma. Këtu është një gafat më të mëdha që bëhet nga disa personazhe, që duke menduar Ramën vendos mbi fatet e tyre, mendojnë çfarë mund të ndodhë me ta vetë dhe zyrën e kryeministrit nëse një ditë kryeministri vendos të largohet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING