Connect with us

Sport

Moldavia shfrytëzon kundërsulmin, Silvinjo: Broja? Ai ka nevojë për kohën e duhur

Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”. Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar. “Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun. Ne ndoshta kemi sulmues të dytë Uzunin e Seferi dhe një lojtar tjetër si i dytë, Çuni kishte një mundësi me ne me Bullgarinë, e kam provuar në krah, por ai nuk është lojtar i krahut, por në këtë moment kemi 3-4 lojtarë në zonë, Ndoshta mungojnë lojtarë krahu në mesfushë, ndaj morëm Muçollin. Jemi në dy ndeshje vendimtare për ne. Ato përcaktojnë të ardhmen tonë, në aspektin futbollsitik. Ne mendojmë se Muçolli është teknikisht i aftë të lëvizë topin, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë te Goteborgu. Nuk është një lojtar tranzicioni por teknik, menaxhon mirë ndeshjen. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin. Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Enea doli nga lista por të tjerët janë gati, e dimë që duhet të përgatitemi mirë. Frikë kurrë, por të impenjuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje. Pjesa më e bukur e futbollit është ajo, kur shkon në fushë duhet përgatitur mirë. Duhet ti respektojmë të gjithë, në grup janë të gjithë në garë dhe duhet të hyjmë me forcë në ndeshje. Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë. Modul ndryshe? Të dy ndeshjet janë të rëndësishme, e radhës është vendimtare, se jemi në kushte për t’u kualfikikuar. Moldavia është një ekip që në shtëpi apo transfertë janë të organizuar, shfrytëzojnë kundërsulmin, kanë lojtarë të mirë, janë të rreshtuar mirë, të organizuar për kundërsulm, e bëjnë mirë. Janë lojtarë me centimetra, janë të rrezikshëm në standarde. Duhet të përgatitim ndeshjen tonë, jemi organizuar, kemi tranzicionin dhe lojtarë teknikë. Por në nivel strategjik është ajo që kemi folur, ndeshja më pas luhet. Mund të vendoset gjithçka në 90 minuta, por është ndeshja më vendimtare e këtij grupi për ne. Broja? Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne montiorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Enea Mihaj është i shëndetshëm, bëri 82 minuta, dukej një gjë jo serioze, por më pas u mësua se do të humbasë 3-4 javë. Armando duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave.

Sport

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Me një deklaratë të ashpër, Juventusi shkarkoi Allegrin duke mbyllur një epokë, të dytën, jo shumë të suksesshme, por të penalizuar nga shumë ngjarje jashtë fushës së futbollit.

Juve do të fillojë nga dyshja Giuntoli-Thiago Motta dhe me një tregues të qartë të përsëritur nga John Elkann, pra duke filluar përsëri me të rinjtë. Drejtori i Juventusit, njeriu qëndror i projektit të ri, do të ndihmojë ekipin duke u dhënë lamtumirën disa emrave të mëdhenj dhe duke u përballur me kufizime të ndryshme financiare.

Asnjë shpenzim i çmendur dhe disa rikthime nga huazimet apo shitje (Hujsen dhe Soule mbi të gjitha) për të financuar disa lëvizje. Juventus 24-25 do të ketë një sezon plot angazhime (madje do të ketë një Botëror për Klube për të luajtur ) dhe skuadra do të duhet të jetë me objektiva të qartë.

Nëse Chiesa dhe Vlahovic, të paktën me fjalë, janë blinduar në Torino, situata është ndryshe për shtyllat e tjera të ekipit. Alex Sandro do t’i thotë lamtumirë ekipit, me shumë gjasa edhe Danilo (kontrata skadon në 2025) dhe Rabiot (skadon 2024), rinovimet e të cilëve nuk janë gjë tjetër veçse një rrugë pa krye. E njëjta gjë në frontin e Perinit, ndërsa Bremer mund të thoshte lamtumirë dhe të garantonte miliona për goditjet në hyrje. Ikin edhe Kean dhe Alcaraz , por jo Yildiz, rinovimi i të cilit është pranë.

Do të ketë gjysmë revolucioni dhe gjithashtu nuk do të mungojnë blerjet. Nëse ardhja e Calafiorit në Torino duket si një punë e përfunduar, duhet theksuar edhe presioni i fortë ndaj Monzas për Di Gregorio. Në mesfushë objektivi i madh është Koopmeiners (Atalanta e vlerëson me 50 milionë euro) dhe Zirkzee në frontin ofensiv. Holandezi, i ndjekur edhe nga Arsenali dhe Milani do të ishte i lumtur të gjente përsëri Thiago Mottan.

Ky i fundit ndërkohë do të mund të ndjekë nga pranë Juventusin të hënën e ardhshme (20.45), kur Bologna e tij do të presë në shtëpi “Zonjën e Vjetër”. Në Itali janë të sigurt se Juve i ka bërë një ofertë zyrtare Mottas, me ish-mesfushorin e Inter që këtë sezon ka bërë një punë të shkëlqyer te Bologna.

Continue Reading

Sport

Fiorentina 2-2 Napoli, ‘Vjollcët’ lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

Serie A e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 37-të. Në “Artemio Franchi” Fiorentina dhe Napoli barazuan 2-2. Me këtë rezultat napoletanët janë jashtë Evropës një javë nga fundi i sezonit, teksa për skuadrën e kaltër shënoi Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Kosovë dhe Napolit tundi rrjetën pas tetë minutave lojë, kjo pas pasimit të Politanos. Më pas skuadra e Italianos përmbysi gjithçka në pjesën e parë me golat e Biraghit dhe Nzolas.

Në fraksionin e dytë ishte Kvaratskhelia që barazoi sfidën, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.

Fiorentina mban vendin e tetë me 54 pikë, ndërsa Napoli me 52 pikë pozitën e nëntë.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Renditja

 

Continue Reading

Sport

Lenny Kravitz do të këndojë para finales së UEFA Champions League në Londër

Lenny Kravitz është artisti që do të performojë me një koncert në finalen e UEFA Champions League.

Ylli i rrokut do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë për herë të parë këngët e tij të reja nga albumi ‘Blue Electric Light’ i cili pritet të mbahet më 24 maj.

“Ndihem shumë energjik përpara paraqitjes sime në finalen e UEFA Champions League në Londër, një qytet që mban një vend të veçantë në zemrën time. Do të jetë një ngjarje kaq emocionuese para një finale që do të thotë kaq shumë për mua. Është një rast i përsosur për t’u mbledhur të gjithë së bashku dhe për të shijuar pak muzikë dhe ndjenjën e miqësisë së bashku. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi rezervuar, ” tha ylli në një deklaratë.

Në karrierën e tij prej tre dekadash, katër herë fituesi i GRAMMY ka publikuar 11 albume, duke regjistruar shitje që kanë tejkaluar 40 milionë kopje në mbarë botën.

 

 

Së fundmi ai mori çmimin ‘Music Icon Award’ në People’s Choice Awards dhe u nderua me yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

Albumi i tij i ri, Blue Electric Light, përmban 12 këngë që ai shkroi dhe regjistroi me bashkëpunëtorin dhe kitaristin e vjetër Craig Ross, duke luajtur shumicën e instrumenteve vetë në studion e tij në Bahamas, siç raportohet nga NME.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të shfaqë një legjendë të industrisë muzikore, e cila do të sjellë dinamizëm dhe energji në spektakël ”, tha ndër të tjera drejtori i marketingut të UEFA-s, Guy-Laurent Epstein.

Finalja e shumëpritur mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet të shtunën më 1 qershor në stadiumin ikonik Wembley të Londrës.

Continue Reading

Sport

‘Rrezikova të vdisja’, rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”

Më 23 prill Leçe lëshoi ​​një komunikim zyrtar mjekësor.

Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit.”

 

Continue Reading

Sport

Partizani, Shehi para Skënderbeut: Futemi në fushë për fitore, kjo skuadër lufton deri në fund për trofeun

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Skënderbeut.

“Është e vërtete që nis një fazë e re, por fazë shumë e shkurtër prej 10 ditësh dhe vetëm dy ndeshje, të cilat vendosin shumë. Pas 36 javësh jemi munduar të freskonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit që në këtë periudhë të riaftësojmë dhe afrojmë me grupin Taipin e Carën që i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës. Skuadra është e plotë dhe e përqendruar për takimin e nesërm.

Kemi edhe një seancë të fundit stërvitore sot dhe aty do të vendosim përfundimisht se kush do ta nisë nga fillimi e kush jo. Pas seancës së sotme do e vendosim, edhe pse e kemi një ide. Pas saj do të vendoset 100%.

Me të gjitha skuadrat vijmë pas një përballje prej 4 herësh se kështu është formati. Me disa ke një bilanc pozitiv, me disa je aty-aty, apo me disa të tjera bilanci është negativ. Unë mendoj se në këtë fazë, cilado skuadër që futet, mund të ketë pretendimet e veta, çka e vështirëson shkallën e vlerësimit dhe përqendrimit, se një ndeshje është, nuk ka tjetër. Dhe në kuadrin e kësaj, ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, ka objektivat e veta dhe është skuadër që do të kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

 

 

Barazimi? Kur futesh në ndeshje të tillë, e shoh si ndeshje Kupe, me formatin e viteve më përpara, kur ke marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë në fushën e ekipit kundërshtar dhe kur kthehesh në shtëpinë tënde ke dy rezultate. Mendoj se nuk është se na favorizon shumë, por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos e humbur përqendrimin, që të mos e mendojmë në asnjë sekondë që kemi dy rezultate dhe kjo na ul pastaj dozën e përqendrimit, vlerësimit dhe motivimit se në futboll gjithçka ndodh dhe nuk ia lëmë asnjëherë asaj që edhe me barazim kalojmë.

Se për çfarë luan Skënderbeu, nuk më takon mua të flas, të ketë objektivat e veta dhe bëjë çfarë të dojë. Objektivi ynë i vetëm është që me 26 maj të shkojmë në finale.

Formulën e dinim që në fillim, mendoj se Partizani ka zhvilluar sezonin e dytë të mirë dhe mbi mesatare dhe shumë të mirë. Pse e them këtë? Sepse nëse vitin e kaluar e mbylli kampionatin me 67 pikë, këtë vit e mbyll me 64 pavarësisht se çfarë formule është. Dhe kjo tregon vazhdimësi, një qëndrueshmëri të skuadrës dhe mentalitet të mirë. Mendoj se në Shqipëri, nga eksperienca që kam unë, shumë pak skuadra mund ta bëjnë këtë, që të kenë një vazhdimësi dhe të mbyllin kampionatet vitin mbrapa me të njëjtën kuotë pikësh. Kjo tregon mentalitet dhe vazhdimësi, duhet të ngulmojmë për këtë pasi është shumë e rëndësishme në ngulitjen e mentalitetit dhe atë që duam ne, që skuadra jonë të jetë gjithmonë në majë të renditjes”, tha ndër të tjera Shehi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING