Politike
“Mos bini pre e propagandës”/ Mesazhi i fortë i Berishës për protestën e 8 majit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të 8 majit.
Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet që të bien pre e propagandës anti-opozitare.
“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit por para së gjithash të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit, trillimit që Rama montoi me mafian e fjalë së lirë. Mos harroni se sot kjo mafie 24 orë në 24 orë, 7 ditë të javës, fillon e mbaron gjithçka për të manipuluar të vërtetat e pqr të trilluar shpifje për PD dhe opozitën. Nuk protestohet për pushtetin e PD dhe Berishës, por për votën e lirë të shqiptarëve dhe kundër varfërimit të vazhdueshëm. ”, tha ai.