Connect with us

Pinknews

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre

Surpriza dhe emocione të paparashikueshme përshkruan vitin që lamë pas. Një ylber përjetimesh, për disa plot ngjyra e për disa të tjerë jo, viti 2022 padyshim ka servirur për publikun shqiptar një sërë ngjarjesh me emocione të papritura. Ndarjet, ribashkimet, martesat, sherret kanë qenë kryefjala e tyre kudo ndodheshin, qoftë në tryeza familjare, kafene apo ambiente pune. Tashmë e dimë që thashethemet e përvitshme dedikuar lajmeve rozë nuk dalin asnjëherë nga moda në Shqipëri e siç e do tradita edhe këtë vit dosja.al nuk ka harruar tiu argëtojë paksa duke sjellë momentet më pikante të showbizzit shqiptar gjatë vitit 2022, që janë përfolur e stërpërfolur nga publiku.

Trekëndëshi i famshëm Donald-Bora-Trixa, si u krijua, si përfundoi?

Padyshim një nga ngjarjet që la ‘zgjuar’ gjithë shqiptarët ishte dramë-romanca e famshme e trekëndëshit Donald Bora Beatrix, thënë ndryshe histori e cila u konsiderua si më e bujshmja e shënuar gjatë gjithë vitit që lamë pas. Një sensacion i mediave dhe rrjeteve sociale apo telenovelë më shumë seri, quajeni si të doni, por këta tre personazhe ishin protagonistë në bisedat e përditshme të shumë shqiptarëve, qoftë në lokale punë e kudo. Episodi i parë i kësaj historië nisi në Shtëpinë e Big Brother Vip Albania ku aktori Donald Veshaj dha publikisht puthjen e parë pas krisjes së marrdhënieve me moderatoren Boza Zemani.

Historia e puthjes së famshme filloi të merrte kthesë kur në shtëpinë e Big Brother vjen si banore e re këngëtarja Beatrix Ramosaj më të cilën, aktori bëri lëmsh rrjetin pasi deklaroi se e dashuronte, duke lënë pezull lidhjen me moderatoren Bora Zemani jashtë shtëpisë. Kjo histori arriti kulmin kur pas deklaratave të “dashurisë” mes Donaldit dhe Trixës brenda në shtëpi me përfundimin e “Big Brother” erdhi dhe përfundimi i lidhjes së tyre.

Rjeti u ndez kur aktori kërkonte me ngulm të rifitonte dashurinë e Borës. Paparacët dhe gjuetarët e showbizz bënë publike sinjalet e aktorit në përpjekje për t’ia fituar sërish zemrën moderatores dhe pikërisht atëherë kur askush nuk e priste, lajmi bombë erdhi kur çifti konfirmoi rikthimin e tyre e që prej asaj dite shqiptarët duket se e kanë bërë gjumin e qetë.

‘Paqja’ historike mes Noizy-t  dhe Stresi-t

Noizy dhe Stresi janë dy nga reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar. Rivaliteti historik mes reperëve, le të themi ka qenë edhe një nga shtysat kryesore për suksesin e tyre ndër vite. Diss-et kushtuar njeri-tjetrit sot numërojnë miliona klikime dhe janë kthyer në hit. Gjasat që një ditë reperët do të bënin paqe ishin të vogla, por çdo gjë doli jashtë pritshmërive në vitin 2022. Reperët jo vetëm që bënë paqe, por tashmë ruajnë edhë një raport miqësor të ngushtë me njeri-tjetrin. Lajmin e bujshëm e kanë njoftuar vetë ata, nëpërmjet një video live në Instagram. Në komunikimin e përbashkët në video, dy këngëtarët thanë se do të mbledhin fitimet nga këngët e tyre dhe do bëjnë bamirësi. Ata iu drejtuan njeri-tjetrit me shumë respekt.

Fansat e tyre po ashtu ndryshuan sjellje duke hapur dhe fanpage Stresi -Noizy ku shumë prej tyre kanë ruajtur edhe momente nga video live. Sot dyshja performojnë në të njejtat skena dhe koncerte, teksa nuk kursejnë të ndajnë publikisht edhe vlerësimet për njeri-tjetrin.

Sherri i bujshëm Cllevio-Noizy

Për reperët sherret e diss-et duket se janë thjesht një lojë argëtuese. E duke qëndruar këtu, nuk mund të lëmë pa përmenduar atë të rivalëve Cllevio dhe Noizy. Prej disa muajsh dyshja u kthyhen sensacion në rrjete sociale, pasi grushti që Noizy i dha Cllevios bëri që ky i fundit të kthehej në një nga emrat e reperave më të pëlqyer teksa këngët e tij të vjetra u shfaqën në video të ndryshme në Tik Tok apo Instagram. Por duket se shkëlqimi i Cllevios zgjati shumë pak, pasi reperi përfundoi në pranga. Izolimi në paraburgim duket se shërbeu si një moment reflektimi për këtë të fundit.

Cllevio i cili nisi sherrin e bujshëm duke sharë publikisht Noizyn, ka kërkuar falje duke mbyllur kështu këtë kapitull në paqe.

Elsa Lila harron problemet me drejtësinë italiane, rikthehet në “Festivalin e Këngës në RTSH”

Duke lënë pas sherret e tradhëtitë, kalojmë tek këngët e festivalet. Në vitin 2022 s’kishte si të mungonte një nga evenimentet më të njohura të tregut muzikor shqiptar, ‘Festivali i Këngës’ i cili erdhi në një format tërësisht ndryshe, me plot surpriza. E veçanta e këtij viti në ‘Festivalin e 60-të të këngës’ ishte padyshim pjesëmarrja e artistëve të rinj dhe ndarja e çmimeve e votat e publikut.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Teksa në media qarkullonte lajmi i arrestimit të saj në Itali, Elsa Lila këngëtarja e njohur shqiptare u shfaq në skenën e festivalit të njohur me një dedikim për vajzën e saj ‘Evita’. Interpretim i ndjerë e ngriti Elsën në skenë dhe arriti të rrëmbente pafund duartrokitje nga të gjithë ata që i kishte munguar zëri i këngëtares. Ajo fitoi çmimin e parë të dhënë nga juria, por me formatin e ri i cili u aplikua këtë vit, ku ishte publiku ai që do zgjidhte përfaqësuesin e tyre për në Eurovision, ata zgjodhën që fituesit të ishin Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Ndarjet e bujshme të çifteve

Afrona dhe Blero

Pas tre vitesh martesë dhe një dasëm përrallore, Blero dhe Afrona Dika i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak është bërë distanca, pasi Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër, aty ku jeton Afrona. Edhe pse të martuar, Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë mirëpo duket se kjo nuk funksionoi dhe aq mirë për çiftin. Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi (i njohur si Blero) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

postimi

Kjo do bëhet martesa e dytë e dështuar e Bleros, pasi ai është ndarë edhe nga Teuta Krasniqi, me te cilën ka një vajzë të quajtur Tara.

Alfio dhe Fatma

Moderatorja, Fatma Methasani dhe kuzhinieri, Alfio Rrotani janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah. Mirëpo, së fundmi, çifti nuk janë parë më bashkë. Madje, as në profilet e tyre në Instagram nuk ka prej kohësh poza si familja apo si çift. Sakaq, edhe pse ndiqen në Instagram, komentet ndaj njëri-tjetrit mungojnë. Së fundmi kuzhinieri shuajti zërat duke konfirmuar se ata janë ndarë.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

postimi

Rina dhe Sin Boy

Reperja Rina Balaj gjithashtu është ndarë nga i dashuri i saj Sin Boy. Këtë e ka konfirmuar vetë ajo në një intervistë për T7, ku ka deklaruar se prej një kohe relativisht të gjatë, ata janë distancuar nga njëri-tjetri. Po ashtu Balaj ka theksuar se ndarja e tyre është vetëm nga ana sentimentale, pasi në projektet muzikore ata po vazhdojnë të bashkëpunojnë.

“Po është e vërtet që unë edhe Sin Boy jemi distancu. Por nuk kisha pas qef që mediat me e bo të madhe këtë sen. Për arsye se unë edhe Sin Boy jemi shumë që jemi ndarë. Por në muzikë nuk jemi ndarë nga njëri-tjetrin, jemi duke punuar. Ndarja është bërë publike për arsye se unë edhe Sin Boy nuk jemi më follow,” tha Rina.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Rina Balaj dhe Sin Boy

Robert dhe Laureta

Moderatori Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshimet e para nisën kur fansat vunë re se këngëtari kishte fshirë të gjitha postimet me modelen, duke lënë vetëm ato me vajzën e tij dhe fotot e tij personale. Ndërsa modelja ka zgjedhur që të mbyllë çdo rrjet social për t’u larguar nga vëmendja e mediave.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Robert dhe Laureta

Keith dhe Adriana

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar të shoëbizit. Vitin që lamë pas ata konfirmuan ndarjen. Aludimet filluan kur aktorja dhe futbollisti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Keith në një intervistë me Prive pohoi vërtetësinë e lajmit për ndarjen por nuk tregoi arsyen. Ai i bëri thirrje njerezve që të ndalin komentet negative për Adrianën pasi ajo po kalon një kohë të vështirë pas ndarjes dhe sidomos nga komentet negative.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Adriana dhe Keith

Matoshi u bullizua nga publiku pasi i dashuri i saj ishte 19 vite më i ri se ajo. Dyshja shpesh postonte foto romantike në rrjetet e tyre sociale.

Andi dhe Melisa Lleshi

Edhe çifti i shumëpërfolur i ‘Përputhen’ Andi dhe Melisa konfirmuan ndarjen vitin që lamë pas. Në postimet e saj në rrjete sociale, Melisa ka përmendur shpeshherë fjalën ‘vetëm’ dhe ka ngjallur dyshime për ndarjen mes tyre. Këto fjalë i bënë gjithashtu fansat të dyshonin se Andi mund t’i kishte thyer zemrën Melisës e se shprehjet thumbuese i dedikoheshin pikërisht atij.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Andi dhe Melisa

Përpos ndarjeve, viti që lamë pas shënoi histori të reja dashurie.

Vetëm pak ditë më parë, dyshja e shumëpërfolur Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliu konfirmuan publikisht në gjysëmfinalen e ‘Dancing With të Stars’ lidhjen e tyre. Dyshja ka qënë që në fillim në qendër të mediave rozë, duke u përfolur pafund. Mirëpo, pavarësisht, thashethemeve, duket se ata kanë vendosur ta bëjnë lidhjen edhe më serioze. Elhaida ka ndarë në Instastory një video, nga darka e Krishtlindjes në familje.

Adis Patushi dhe Fifi

Unë të dua ty Adis Patushi’,  ishte ky dedikimi i bërë publik nga këngëtarja e njohur Filloerta Raqi e njohur ndryshe si Ffifi e cila konfrimoi lidhjen e saj të re me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi. Dyshja shihen pothuajse kudo bashkë, në koncerte apo evenimente të ndryshme ku hera-herës shfaqin hapur dashurinë mes tyre, nga e cila vetëm pak ditë më parë këngëtarja konfirmoi se pret fëmijën e saj të parë me Adisin. Ajo gjithashtu ndau emocione me fansat e saj natën e ndërrimit të viteve teksa postoi një foto nga marteniteti ku shkruante se po dëgjonte për herë të parë rrahjet e zëmrës së fëmijës që po rritet brenda saj.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Fifi dhe Adisi

Sarah Berisha dhe Dj Pm

Blogerja Sara Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më të dashura për publikut. Që pas njohjes së tyre në shtëpinë e Big Brother lidhjz e tyre ka vazhduar dhe jashtë ku po njihen më mirë me njëri tjetrin. Çifti e ndan jetën mes Tiranës dhe Prishtinës pasi secili ka ndërtuar karrierën e tij. Por dyshja të cilët tashmë kanë hedhur një hap serioz drejt lidhjes së tyre duke u prezantuar me prindërit, ndajnë pothuajse cdo moment të përditshëmrisë së tyre ku shfaqen shumë të këndshëm bashkë.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Sarah dhe Dj Pm

Dj Dagz dhe Einxhel

Duket se edicioni i parë i formatit të njohur ‘Big Brother Vip’ ka qenë i destinuar të përfundojë me cifte. Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë cifti i dytë që u zyrtarizua brenda shtëpisë më të famshme. Dyshja e vijuan marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë dhe nisën bashkëjetesën. Në festën ku u mësua dhe gjinia e fëmijës së tyre, DJ Dagz i propozoi Shkirës për martesë.

Beniada Nishani dhe Blert Hajdari

Modelja shqiptare në Itali, Beniada Nishani po jeton momentin e saj më të mirë. Pas eksperiencës në “Big Brother, modelja seksi gjeti menjëherë punën e ëndrrave si moderatore. Por, paralel me karrierën, Beniada gjeti dhe dashurinë. Vetëm pak javë më parënë rrjet u bë publik historia e saj me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Beniada dhe Blerti

Megjithatë, Arbri nuk ka qenë “shkesa” e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.

Eros Grezda dhe Ajsela Abazi

Futbollisti Eros Grezda dhe Oriola Marashi ishin një nga çiftet më të komentuara të vitit.  Por duket se romancës së tyre i erdhi fundi dhe dyshja konfirmoi ndarjen nga njëri-tjetri. Pas ndarjes nga Oriola, futbollisti  duket se ka nisur një romancë të re së fundmi. Zemrën e futbollistit e ka rrëmbyer bjondja simpatike Ajsel Abazi, madje dyshja nuk kanë ngurruar as të publikojnë video nga momentet e tyre së bashku!

Zyrtarisht familje

Dhe qershia mbi tortë! Pas sherreve, tradhëtive e ndarjeve në fund triumfon gjithmonë dashuria. Disa nga VIP-at tanë përjetuan vitin që lamë pas emocionet e para të të qenit prindër duke nisur kështu panoramën e pemës së familjes.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Vetëm pak ditë më parë, Einxhel dhe Dagz postuan foton e parë me djalin e tyre, duke uruar të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falënderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë. Çifti ka vendosur të bëjë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram ku treguan se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Teksa ndanë me ndjekësit këto emocionet, ata bënë publik edhe emrin e vogëlushit, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë.

Aurela Hoxha

Modelja, Aurela Hoxha është bërë sërish nënë! Modelja e cila tashmë jeton jashtë Shqipërisë, ka sjellë në jetë një vajzë, vetëm 2 vite pasi u bë nënë për herë të parë të një djali. Lajmi u konfirmua nga fotoja e postuar nga vetë modelja në Instagram, ku shfaqeshin buqetet me lule në spital, për ta uruar për lindjen e së bijës.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Aurela Hoxha

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj

Këtë vit një tjetër anëtar u shtua në familjen e moderatores së njohur Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj. Osmani ka një djalë nga martesa e mëparshme, Jonin, e jo më shumë se një vit më parë u bë nënë për herë të dytë me djalin tjetër, Diellin. Moderatorja e dashur për publikun vitin që lamë pas, solli në jetë vajzën e parë në familje, pas dy djemve. Emri i vogëlushes është Zoi dhe moderatorja ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me familjen dhe të vegjëlit e saj.

Dojna Mema Vlashent Sata

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë një nga ciftet më të dashur për publikun. Vitin që lamë pas ata u bënë prindër për herë të parë të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Moderatorja ka ndarë një video ku shihet teksa mban vogëlushin në krahë. Këtë moment të ëmbël e ka shoqëruar me këngën e Vlashentit që mban titullin “Copëzat”. Dyshja shfaqen aktivë në rrjete sociale ku ndajnë momente të ëmbla të familjes së tyre me vogëlushin Nolan Sol.

Mc kresha dhe Erzina Dinai

Reperi i njohur Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina u bënë gjithashtu prindër për herë të dytë, vitin që lamë pas.  Dyshja kanë zgjedhur të mbajnë larg publikut dhe rrjeteve sociale jetën e tyre private. Ata tashmë janë prindër të një djali dhe një vajze të vogël që quhet Iza. Kresha dhe Erzina kurorëzuan dashurinë në dhjetor të 2019-s në një ceremoni që pritej të ishte private, por që nuk rezultoi e tillë për aq kohë sa nga fotot e postuara në Instagram s’të shpëton askush.

Ndarje, tradhti, ribashkime e sherre, ngjarjet më të bujshme të

Mc Kresha dhe Erzina

Sara dhe Ledion Liço

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit, çifti janë bekuar edhe me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tuya Roe.

Sara e konfirmoi në prill të këtij viti shtatzaninë e saj të tretë. “Këta dy fëmijë do të kenë së shpejti tre fëmije të tyre”, shkruante ajo./

Pinknews

“E kam menduar si personin e jetës”/ Roza Lati: Mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë…

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe  gjithashtu ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

 

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

“Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.

Continue Reading

Pinknews

‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.

Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.

Continue Reading

Pinknews

Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.

I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.

“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.

Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë.

Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”-tha babai i Arbër Hajdarit.

Continue Reading

Pinknews

“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos

Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.

Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.

Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.

Pjesë nga debati:

Françeska: Je një plake e keqe

Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga

Françeska: Aaaa ok

Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh

Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë

Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them

Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks

Juli: Jo se kam

Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore

Juli: Pse është e keqe?

Egla: Ik largohu

Continue Reading

Pinknews

Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai, reagon Kejvina Kthella

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.

Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’.

E për këtë, ish-banorja e Big Brother nuk mungoi me një shkrim të ndarë në InstaStory.

“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, nis postimi i biondes.“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, theksoi mes tjerash Kthella.

FOTOT/ Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në

Continue Reading
Advertisement

TRENDING