Connect with us

Bota

Nëntë gjërat që mund të shkojnë keq me vaksinat e reja

Nga F. Perry Wilson

Mendoni pak për arritjen që është shënuar. Brenda një muaji nga shfaqja e SARS-CoV-2 – koronavirusit që shkakton Covid-19 -iu rendit gjenomi i tij. Tre muaj më vonë, vaksinat e para kandidate nisën t’u injektoheshin vullnetarëve njerëzorë në testet klinike.

Tani, më pak se 12 muaj qëkur u identifikua rasti i parë në Vuhan të Kinës, SHBA-jaka planifikuar të nisë programin më të madh të vaksinimit masiv në historinë e vet. Si mjek, studiues klinik dhe epidemiolog, unë jam i kënaqur me të dhënat e vaksinës deri më tani. Efikasiteti prej 95 për qind i vaksinave mRNA të Pfizer/BioNTech dhe Moderna, është i pashembullt dhe më i mirë se sa shpresonte çdokush prej nesh. Por duhet të kemi kujdes.
Ka shumë gjëra akoma që mund të shkojnë keq. Ja cilat janë ato.

Efektet anësore të papritura afatgjata (Probabiliteti: I ulët)

Molekula e ARN-së është tepër e paqëndrueshme, mund të shpërbëhet shumë lehtë,ndaj duhet të transportohet në kushte super të ftohta. Ajo nuk ka aftësi të integrohet tek ADN-ja, ndaj ka rrezik që të shkatërrohen mutacionet e koronavirusit. Ndërkohë, disa shkencëtarë kanë ngritur shqetësimin se një reagim imun ndaj ARN mund të çojë në disa sëmundje autoimune (si lupusi).Por testimet nuk e kanë treguar ende diçka të tillë.

Nuk do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë (Probabiliteti: I ulët)

Një nga avantazhet kryesore të vaksinave mARN, është se ato prodhohen me shumë lehtësi. Në fakt, mund të bëhen rreth 1 milion doza në një bio-reaktor të vogël. Por ne nuk duhet të varemi vetëm nga vaksinat e mARN.

Vaksina e AstraZeneca ka të ngjarë të marrë aprovimin muajt e ardhshëm, dhe po ashtu ajo e kompanisë tjetër Johnson & Johnson. Ndërkohë në total janë13 vaksina antik-Covid në fazën e tretë të testimit,17 në fazën e dytë, dhe të tjerat në fazat e hershme të testimit. Të gjitha këto, mund t`a rrisin shumë numrin e vaksinave në dispozicion.

Procesi i vaksinimi politizohet (Probabiliteti: I ulët)

Nuk mund t`a imagjinoj, që republikanët që janë të dëshpëruar, t`a rihapin vendin me

çdo kusht, pasi do të bëheshin pengesë në këtë fushatë. Gjithsesi, lideri aktual i Partisë Republikane ka qenë një “skeptik ndaj vaksinave”. Thënë këtë, vaksina mund të provojë të jetë arritja më e popullarizuar e presidencës së Donald Trump.

Nuk do të ketë furnizime të mjaftueshme me vaksina (Probabiliteti: Mesatar)

Vaksinat kërkojnë shishka qelqi, gjilpëra, tamponë me alkool, dhe në rastin e vaksinës Pfizer/BioNTech një sasi të madhe akulli të thatë. Pfizer e ka përgjysmuar sasinë që parashikon të shpërndajë në fillim, për shkak të mungesave të paspecifikuara të këtyre produkteve.

Këto produkte zakonisht nuk prodhohen nga prodhuesi i vaksinave por nga kompani të tjera. Pavarësisht nga suksesi i Operacionit Warp Speed ​​në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave, qeveria federale i ka rezistuar thirrjeve për të thirrur Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, për të rritur furnizimin e këtyre përbërësve kritikë të programit të vaksinimit.

Njerëzit nuk do t`i marrin dot të dyja dozat (Probabiliteti: Mesatar)

Vaksinat me shumë doza nuk janë asgjë e re – fruthi, shytat, rubeola (MMR), rotavirusi dhe tetanosi, janë të gjitha vaksina me shumë doza. Por këto janë vaksina rutinë që u bëhen fëmijëve të vegjël, dhe prindërit priren të jenë pak më të fiksuar në lidhje me shëndetin e fëmijëve sesa të tyrin.

Sa nga ne do të kujtohen të rikthehet 3 javë më vonë në spital për të marrë dozën përforcuese kundër Covid-19? Dhe kjo do të ketë disa pasoja reale. Së pari, njerëzit mund të ndjehen të mbrojtur, kur në fakt nuk janë të tillë, kjo do të çojë në sjellje të shkujdesura, të cilat do t`a përhapin edhe më shpejt virusin.

Mjekët nuk do t’u thonë të vërtetën, për t’i ndihmuar pacientët të vaksinohen sa më shpejt (probabiliteti: Mesatar)

Derisa vaksinat të jenë të kudogjendshme, do të duhet të përcaktojmë cilët do vaksinohen në fillim dhe cilët do të presim. Udhëzimet fillestare janë për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve. Në fazën e dytë,gjërat ndërlikohen. Ne nuk kemi shumë qartësi, por ka të ngjarë që vaksina të rezervohet për ata me sëmundje kronike.

Dhe kjo do të krijojë disa nxitje tek mjekët, që shpesh mendojnë më shumë për përfitimet mbi pacientët e veçantë, sesa për shoqërinë në përgjithësi. Kjo mund të sjellë edhe një shpërndarje të papërshtatshme të vaksinave të pakta në dispozicion.

Vaksinat do ta përkeqësojnë pabarazinë në sistemin e kujdesit shëndetësor (Probabiliteti: I lartë)

Aktualisht në SHBA ka mbi 80 milion njerëz pa një qasje të rregullt në sistemin shëndetësor, shumë prej të cilëve kanë sëmundje kronike serioze, të cilat nuk po i dokumenton askush. Këta janë kryesisht njerëz me ngjyrë dhe me një status të ulët socio-ekonomik.

Kjo kategori njerëzish janë gjithashtu ata që kanë vuajtur më shumë gjatë pandemisë së Covid-19. Dhe ata mund të lihen pas dore edhe në këtë proces. Për të parandaluar këtë, ne kemi nevojë për programe vaksinimi që synojnë komunitetet me të ardhura të ulëta, dhe me burime të pamjaftueshme financiare.

Krijohet një ndjenjë e rreme e sigurisë (Probabiliteti: I lartë)

Me një nivel efikasiteti të deklaruar prej 95 për qind të 2 vaksinave të para,nëse njerëzit sillen të shkujdesur, shkojnë për darka dhe mbajnë më pak maska pasi të vaksinohen, ne sërish do të shohim një rritje dramatike të infeksioneve. Por problemi me ndjenjën e rreme të sigurisë nuk është social, është individual.

Kur një vaksinë është 95 për qind efektive, të gjithë ata që e marrin supozojnë se bëjnë pjesë tek 95 përqindëshi. Askush nuk mendon se mund të jenë edhe tek 5 përqindëshi, ose tek 5 nëçdo 100 njerëz. Nëse këta 5 persona nuk respektojnë distancën sociale dhe mbajtjen e maskave para se të mbarojë pandemia, ata mund të vuajnë ende pasojat më të rënda të Covid-19.

Kundërshtarët e vaksinave i amplifikojnë dhe keqinterpretojnë efektet anësore (Probabiliteti: Pothuajse e sigurt)

Kjo gjë po ndodh tashmë. Shqetësimi është se sa do të ndikojë këto keq-interpretime në përpjekjen për vaksinim në shkallë të gjerë. Ne duhet të vaksinojmë rreth 70 për qind të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës, dhe për t`i dhënë fund pandemisë. Ky është një nivel i lartë, dhe fuqia e mediave sociale për të shumëzuar mesazhet e rreme apo të keqinterpretuara, dhe për t’i shpërndarë ato është e madhe.

Shënim: F.Perry Wilson, është profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Jeilit, SHBA.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dhjetë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan si pasojë gjatë kryerjes së stërvitjeve të martën në Malajzi, duke i lënë të vdekur të gjithë 10 njerëzit në bord, njoftoi marina malajziane.

Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, tha marina në një komunikatë për media.

“Vdekja e të gjitha viktimave u konfirmua në vendin e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar mbetjet mortore të tyre janë dërguar në spital për t’u identifikuar.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare, njoftoi marina.

Ky helikopter është prodhim i AgustaWestland, filialit të kontraktuesit italian të mbrojtjes, Leonardo.

Tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin e lehtë, Fennec, i cili është prodhim i Airbusit evropian.

Media vendore raportuan se AW139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, derisa Fennec ra në një pishinë aty pranë.

Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkaktarin e aksidentit.

Continue Reading

Bota

Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri gjithëpërfshirës mbi motin në kontinent. Raporti i shërbimit zyrtar të monitorimit të ndryshimeve klimatike, “Copernicus”, thotë se moti ekstrem, duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit, po shkaktojnë pasoja për mjedisin dhe banorët në Evropë.

Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.

Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.

Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.

Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.

“Ne po jetojmë tashmë në një klimë që është thelbësisht e ndryshme nga klima, në të cilën evoluoi qytetërimi ynë. Nuk kemi parë kurrë një det kaq të ngrohtë dhe temperatura kaq të larta. Kështu që raporti është i rëndësishëm sepse tani ne kemi informacione dhe duhet të bëjmë një bilanc të asaj që ka ndodhur dhe në më pas të analizojmë hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen tonë”, thotë zoti Buontempo.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve.

“Evropa në tërësi, për sa i përket reshjeve shënoi një rritje në nivel 7% mbi mesataren, por kjo është një shifër komplekse. Ndërkohë që Gjermania veriore, një pjesë e Skandinavisë, Ballkani, Britania dhe Irlanda kanë përjetuar një vit mjaft të lagësht, Katalonja dhe Franca jugore, janë përballur me thatësirën, që ka vazhduar edhe në vitin 2023”, thotë ai.

Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.

“Në vitin 2023 ka patur zjarre masive në Greqi, në një nivel që nuk është regjistruar më parë. Në përgjithësi, ishte një vit që në një periudhë ishte më i fortë se vitet e kaluara, por në tërësi nuk ishte më i rëndi”, thotë Buontempo.

Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.

“Ndryshimi i klimës do të shkaktojë më shumë përmbytje dhe më shumë thatësira, si dhe më shumë valë nxehtësie. Ky ndryshim i klimës, në disa zona do të shkaktojë rritje të nivelit të reshjeve dhe në zona të tjera thatësirë.”

Studiuesi Richard Allan thotë se ngrohja do të krijojë kushtet të paqëndrueshme të motit në Evropë, që do të jenë të vështira të menaxhohen.

‘”Ne presim vetëm përkeqësim të mëtejshëm të ngjarjeve të motit ekstrem. Pra, ne presim që të ketë lëkundje më të forta mes kushteve të nxehta dhe të thata dhe atyre të lagështa. Lëkundjet midis lagështisë dhe thatësirës do të bëhen më të forta nga dita në ditë dhe nga viti në vit.”

Eksperti Richard Allan paralajmëron se ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve evropiane është një shqetësim i veçantë.

Raporti i Qendrës “Copernicus” thotë se në të gjithë Evropën Qendrore, madje edhe në rajonet ku ndodhen Alpet kishte shumë më pak ditë me borë se mesatarja.

Continue Reading

Bota

Lufta në Izrael, mbi 280 trupa në varrezat masive në Spitalin Nasser

Shërbimi i mbrojtjes civile në Rripin e Gazës konfirmoi për AFP të hënën se ka vazhduar që nga e shtuna zhvarrosja e rreth 200 trupave të njerëzve të vrarë nga forcat izraelite në varreza masive brenda spitalit Nasser në Khan Younis.

Mohammed al-Mughayer, një zyrtar i lartë në agjencinë e mbrojtjes civile të Rripit të Gazës, i tha AFP se gjithsej 283 trupa ishin zbuluar në varret e spitalit Nasser.

“Deri më tani, ne kemi gjetur të varrosur trupat e 283 njerëzve, të cilët u vranë me gjakftohtësi nga ushtria okupatore (izraelite),” tha gjithashtu për AFP Ismail al-Tawabteh, kreu i shërbimit të komunikimit të qeverisë Hamas që sundon Gazën.

E pyetur nga AFP, ushtria izraelite nuk u përgjigj menjëherë.

Continue Reading

Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, kryeqyteti preket nga lëkundjet vetëm 3 javë pas goditjes së fundit

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi kryeqytetin e Tajvanit, Taipein vetëm disa momente më parë.

Raportohet se tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej 10 km dhe u ndje nga shumë njerëz pranë epiqendrës.

Thellësia e cekët e tërmetit bëri që ai të ndjehej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme

Një tërmet i ngjashëm goditi kryeqytetin tajvanez rreth tri javë më parë me një magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter.

 

 

Për pasojë mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën qindra të tjera, ndërsa dhjetëra u zhdukën.

Continue Reading

Bota

Dritë në fund të tunelit/ Foshnja shpëtohet nga barku i nënës së vdekur pas sulmit izraelit në Gaza

Sabreen nga Gaza vdiq para se të mund të shikonte në sy foshnjën e saj, të cilën e kishte në bark për shtatë muaj e gjysmë.

Ishin ditë e netë frike të vazhdueshme, por Sabreen shpresonte se fati i familjes do të shpëtonte derisa të mbaronte lufta. Ai fat u zhduk në zhurmën dhe zjarrin e një shpërthimi një orë para mesnatës së 20 prillit.

Izraelitët hodhën një bombë në shtëpinë e familjes al-Sakani në Rafah, ku Sabreen, së bashku me burrin e saj dhe vajzën tjetër të çiftit – Malak tre vjeçare – ishin në gjumë.

Sabreen pësoi lëndime të mëdha dhe burri i saj dhe Malak u vranë, por foshnja ishte ende gjallë në barkun e nënës së saj kur punonjësit e shpëtimit arritën në vend. Ata e çuan Sabreen në spital, ku mjekët kryen një operacion urgjent cezarian për të sjellë në jetë fëmijën. Sabreen nuk mundi të shpëtojw, por mjekët punuan për të ringjallur foshnjën, duke i prekur butësisht gjoksin për të stimuluar frymëmarrjen.

“Ajo ka lindur në shqetësime të rënda të frymëmarrjes,” tha Dr Mohammed Salama, kreu i njësisë neonatale të urgjencës në Spitalin Emirati në Rafah. Por foshnja – e cila peshonte vetëm 1.4 kg i mbijetoi sprovës së lindjes së saj.

“Por situata është ende në rrezik. Kjo sindromë e shqetësimit të frymëmarrjes është shkaktuar fillimisht nga lindja e parakohshme. Ky fëmijë duhet të ishte në barkun e nënës në këtë kohë, por asaj i është hequr kjo e drejtë.”

Mjeku pret që ajo të qëndrojë në spital deri në një muaj. “Pas kësaj do të shohim largimin e saj… këtu është tragjedia më e madhe. Edhe nëse ky fëmijë mbijetoi, ajo lindi jetim,” tha Dr Salama.

Motra e saj e vdekur Malak kishte dashur që ajo të quhej Rouh, që do të thotë shpirt në arabisht. Por ajo është quajtur Sabreen, në kujtim të nënës së saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING