Connect with us

Aktualitet

Nga Edlira Devolli Leka: Vetëvr*asja e nënës me tre fëmijët kërkon diskrecion

Nga Edlira Devolli Leka
Ngjarja tragjike e vrasjes se tre femijeve dhe vetvrasjes se nenes kerkon respekt dhe diskrecion.
Verej se nje pjese e mire ka drejtuar gishtin nga nena edhe se ajo nuk mundi te gjente “drejtesine e pretenduar” sa ishte gjalle, e nuk ka ze te mbrohet tashme.
Per nje gje bie dakord, se eshte krim, por kurr se e shkaktoi nena sepse nenat nuk jane kriminele.
Disa nga deshmite mbi kete ngjarje megatragjike jane:
👉🏻“Iu betua mbi varrin e te atit se nuk do e tradhetonte me” tha babai i te ndjeres.
👉🏻“Ishte larguar ne Itali dhe i shoqi i’u lut te kthehej dhe i premtoi besnikeri”.
👉🏻“Kishte dhune sistematike fizike e psikologjike”.
👉🏻“Ik nga shtepia bashke me femijet, nderkohe nuk i firmoste prokuren per te miturit qe te emigronte”
👉🏻“Merrte antidepresiv” dhe “femijet nuk e linin asnje moment vetem se kishin frike mos largohej”
👉🏻“E pa te shoqin me nje 17 vjecare ne makine” ishte deshmia perfundimtare ajo qe i dha shtysen e fundit.
Te gjithe qe dhane deshmite, pane punet e tyre.
Te gjithe ata qe e fajesuan per aktin, do i’a drejtonin gishtin per se gjalli.
Nuk justifikoj asnje veprim qe heq jeten, por nuk kam ndare asnjehere mendimin se faji eshte te viktima.
Nese vazhdojme te drejtojme gishtin nga me i dobti, nga i pamunduri, nuk do i ndihmojme te tjerat qe jane ne te njejten situate.
Duhet te pranojme se kultura shpeshhere eshte bashkefajtore, pse jo gjithmone…
Ka shume qe nuk degjojne e nuk shohin, por ka edhe te tjere qe ofrojne ndihme!
Te dashura nena, gra e vajza, telefononi per ndihme policine, kerkoni ndihme qofte te psikologet ne shkollen ku studjojne femijet tuaj. Mos ndalni asnje moment duke kerkuar ndihme e drejtesi pasi jeta juaj eshte e shenjte, do dali dikush t’ju degjoje e t’ju ndihmoj.
P.S ” Nuk kishte se si te gjendej trupi i nenes para femijeve te saj. Ajo eshte nene edhe se e vdekur nuk mund t’i linte vetem as ne fund te Bunes engjujt e saj!
Shpresoj te prehen ne lulet e parajses! 🙏

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING