Pinknews
Oriola Marashi ndan për herë të parë vendimin më të vështirë që ka marrë në jetë
Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara shqiptare me një karrierë plot sukses, kulmin e së cilës e ka arritur edhe me përfaqësimin e markës prestigjoze “Guess”. Bukuroshja ka arritur majet e suksesit ku ka zhvilluar profesionin e saj edhe jashta kufijve shqiptar, duke u bërë kështu një ndër modelet më të njohura të markës prestigjoze “Guess”. Mirëpo, rrugëtimi i saj padyshim që nuk ka qenë i thjeshtë. Në një bisedë me ndjekësit në Instagramin e saj, modelja është pyetur lidhur me vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë në jetën e saj. Teksa postoi në InstaStory një video duke kënduar kur ka qenë në një moshë të vogël, Oriola ka rrëfyer për herë të parë se vështirësia më e madhe e saj ka qenë zgjedhja mes muzikës dhe modelingut. “Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut.”– shkruan ajo.
Pinknews
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj.
“A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet.
Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë.
Djali: Do të na bësh reklamë?
Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?
Pinknews
“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli
Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.
Biseda:
Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem
Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…
Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.
Çimi: 3 vjeç e?
Meritoni: 5 vjeç
Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.
“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.
Pinknews
“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos
Debatet dhe tonet e larta kanë përfshirë banorët e BBV3 ditën e sotme. Françeska ka debatuar me Gracianon ditën e sotme duke kaluar dhe në ofendime me njëri-tjetrin, për punët e shtëpisë.
Françeska i është drejtuar Gracianos e acaruar duke i thënë që surratin nuk e tregon vetëm në debatet me Romeon por edhe në pastërtinë e shtëpisë.
“Ky është surrati jot, këtu tregohet surrati te pastërtia nuk tregohet sesi sherrosesh ti nga mëngjesi në darkë më Romeon”-, dëgjohet Françeska në video.
Graciano nga ana tjetër i është kthyer me tone të larta, dhe gjeste ofenduese gjithashtu edhe duke e akuzuar se ajo do situatë.
“Boh sa e padurueshme, ik o gocë mbushu me mend, e kape situatën? Situata tjetër fillon në 3 e gjysmë, merr pak frymë, ha pak bukë dhe bëhu gati”-, i kthehet Graciano.
Gjithashtu për të njëjtën arsye Françeska gjithashtu ka debatuar mëngjesin e sotëm edhe me Erjolën ku kjo e fundit i kërkon të mos bërtasë sepse do ta pastronte shtëpinë vetë.
Pinknews
“Javën tjetër do të shpërthejë keq”/ Çfarë po parashikon Meritoni?
Siç duket banorët e ‘BBV3’ i kanë kapur “ethet” e finales, e cila pak nga pak po afrohet.
Teksa qëndronte me Romeon dhe Çimin në living, Meritoni ka biseduar me Romeon ku i tregon banorit se shumë shpejt në shtëpi do të shpërthejë keq
“Unë jam pajtuar me gjithçka në këtë shtëpi tani, por javën tjetër do të shpërthejë keq! Javën tjetër do e shohësh Sandokanin ti. Nga e mërkura e mbrapa do e shikosh çfarë do kërcasë, si hiena. “
Sakaq rikujtojmë që ‘Prime’ i sotëm do të jetë tepër emocionues, të paktën për Heidin dhe Romeon, të cilët janë të dy në nominim por fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të vazhdoj të qëndroj në nominim deri atëherë, ku për këtë përveç Eglës nuk është askush në dijeni.
Pinknews
Modelja e fitnesit: Udhëtoj në 10 shtete brenda një jave, nuk është ndonjë luks
Juliana Nura, bukuroshja që arriti të tërheqë vëmendjen e publikut përmes pjesëmarrjes në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një anë më pak të njohur të jetës së saj të përditshme në një intervistë të fundit për emisionin “E Diela Jonë”.
Ajo ka rrëfyer për ritmin e shpejtë dhe sfidat e jetës së saj në lëvizje si sipërmarrëse dhe blogere, duke rrëfyer se ndonjëherë viziton deri në 10 shtete brenda vetëm një jave.
“Gjatë një jave jam në 10 shtete dhe kjo është tmerr”, tha ajo gjatë intervistës, duke treguar për sfidat e jetës si udhëtare e rregullt për punë. Juliana theksoi se jetët në lëvizje shpesh idealizohen, por realiteti mund të jetë mjaft stresues dhe i lodhshëm.
Duke u marrë me sipërmarrjen dhe blogimin, Juliana është në një lëvizje të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet dhe angazhimet e saj profesionale. Pavarësisht sfidave, ajo ka treguar se jeta e saj e shpejtë ka sjellë edhe përvoja dhe mësime të vlefshme.
-
Bota23 hours ago
Çnjerëzore/19-vjeçarja lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh
-
Pinknews24 hours ago
Çmenduri/ Romeo dhe Erjola të lidhur bashkë? Graciano plas skandalin
-
Pinknews24 hours ago
TRONDITET rrjeti/ Juli shokon Romeon: Kam bërë ALEANCË me Heidin
-
Pinknews3 hours ago
“Javën tjetër do të shpërthejë keq”/ Çfarë po parashikon Meritoni?
-
Kronike3 hours ago
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse
-
Horoskopi13 hours ago
Gjatë kësaj të shtune do të keni mundësi që të tregoni më shumë kujdes për lidhjet ndërpersonale
-
Pinknews3 hours ago
“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos
-
Kosova7 hours ago
Ndarja e Kosovës mbi tavolinë, alarmon eksperti amerikan: Është e vështirë të imagjinohet se…