Connect with us

Kronike

“Plumbi i artë”/ Policia zhvillon aksion në disa qytete

TIRANË– Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër aksion për kapjen e të shumëkërkuarve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Mësohet se fokusi i uniformave të shtetit ka qenë qyteti i Elbasanit, aty ku ka dyshuar se fshiheshin disa prej të shumëkërkuarve. Por, efektivët kanë dalë duarbosh që aty. Konktrolle janë zhvilluar edhe në biznesin e banesën e familjes së Suel Çelës, i shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtit operacion, por ai nuk është gjetur aty.

Operacioni është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me të arrestuarit. Pritet deklarata për të hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë aksion.

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova është personi i fundit që është vënë në pranga, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” që u zhvilluar pas arrestimit e rrëfimit të Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt, të cilët u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë. Bitri, 35 vjeç nga Elbasani është arrestuar në Holandë, në një provincë të Holandës të quajtur Leiden. Ai u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator si dhe me dokumente identifikimi bullgare.

Si u organizua operacioni “Plumbi i artë”

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Pas kapjes së Agim Gjinit në Durrës dhe Eljo Bitrit në Hollandë, në kërkim janë ende 12 të tjerë, përfshirë Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të këtij viti.

1.Festim Qoli,

2.Alban Bengasi,

3.Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti).

4.Elvin Merlika

5.Alket Xhixha

6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

7.Agron (Kamber) Mehja,

8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

9. Talo Çela,

10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

11. Florenc Çapia

12. Abedin Mama (Dine Çami)

Kronike

EMRI/ E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.

Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të 20-vjeçarit

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër. Sipas policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuesin me inicialet A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 20-vjeçari me inicialet E. Gj., banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi
Continue Reading

Kronike

P*lagosja me ar*më e 24-vjeçarit në Shkodër, sherri nisi pas debatit për kalimin në vijat e bardha

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë e shtetasit Jaser Osmani në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili” bën të ditur policia vendore e Shkodrës teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër. Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pranë policisë së Shkodrës dyshohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri e kanë nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”. Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë.

24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet. I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

 

 

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24 vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia vijon që të jetë në ndjekje të autorit të dyshuar për të bërë të mundur gjetjen e më pas kapjen e tij ndërsa grupi hetimor vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur pasditen e 11 majit në Shkodër.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Ky është 20-vjeçari që vdiq në aksident, shoku i tij në gjendje të rëndë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari nga Bajram Curri, Erimsjan Gjocaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar këtë të dielë në Tropojë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, që dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  

Continue Reading

Kronike

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 20-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING