Bota
“Po flas me Putinin tani”/ Trump telefonon presidentin rus: Biseda do të jetë e gjatë
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Truth Social se është në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
“Biseda është ende në zhvillim, është e gjatë, dhe do të ndaj përmbajtjen e saj, ashtu si edhe presidenti Putin, sapo të përfundojë”, shkruan Trump.
Kjo bisedë vjen një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, ku pritet të kërkojë dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk drejt Kievit.
Telefonata shënon gjithashtu kontaktin e parë të njohur publikisht mes Trump dhe Putin pas pothuajse dy muajsh.