Connect with us

Bota

Po ‘hanë’ koka e njëri tjetrit/ Gjeneralët marrin kontrollin në Iran, Khamenei mbetet në hije

Një raportim i New York Times sugjeron se pushteti real në Iran po zhvendoset nga lideri suprem Mojtaba Khamenei drejt komandantëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa ky i fundit përballet me kufizime serioze shëndetësore dhe sigurie.

Sipas raportimit, qasja ndaj Khameneit është bërë jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ai ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor për shkak të plagëve të marra gjatë sulmeve ajrore në fillim të luftës.

Ai nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës në mars, pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei.

Artikulli bazohet në intervista me zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm iranianë, anëtarë të Gardës Revolucionare dhe burime të tjera të njohura me strukturën e pushtetit në vend.

Sipas ish-këshilltarit presidencial Abdolreza Davari, lideri i ri “e drejton vendin si një drejtor bordi”, duke u mbështetur fort në këshillat e gjeneralëve, të cilët ai i cilëson si “anëtarët e bordit”.

Ekspertja e politikës së Lindjes së Mesme, Sanam Vakil, vlerëson se Khamenei “nuk është ende në kontroll të plotë dhe se vendimet i paraqiten kryesisht si të kryera.

Sipas raportimit, ai qëndron i fshehur që prej sulmeve të 28 shkurtit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, të cilat vranë babanë e tij dhe e lanë vetë atë të plagosur rëndë, me djegie dhe dëmtime që kanë kufizuar edhe aftësinë për të folur.

Komunikimi me të bëhet përmes mesazheve të shkruara që transmetohen nga ndërmjetës.

Në këto kushte, vendimmarrja për strategjinë ushtarake dhe diplomacinë është deleguar te komandantët e Gardës Revolucionare, të cilët tashmë dominojnë drejtimin e luftës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas Ali Vaez, drejtues për Iranin në International Crisis Group, lideri aktual është “më shumë një figurë formale”, ndërsa pushteti real qëndron tek Garda Revolucionare.

Sipas Ali Vaez, drejtues për Iranin në International Crisis Group, lideri aktual është “më shumë një figurë formale”, ndërsa pushteti real qëndron tek Garda Revolucionare.

New York Times thekson se gjeneralët kanë udhëhequr vendime kyçe, përfshirë sulmet ndaj Izraelit, mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat për armëpushim me Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse brenda udhëheqjes iraniane ka mosmarrëveshje, veçanërisht për qasjen ndaj Washington-it, gazeta amerikane sugjeron se në fund kanë mbizotëruar qëndrimet e Gardës Revolucionare, përfshirë vendimin për të ndërprerë bisedimet me SHBA-të në kulmin e tensioneve mbi bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Advertisement