Connect with us

Kosova

Presidenti kroat: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara

Presidenti kroat Zoran Millanoviç deklaroi se Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të harmonizuara, dhe se Zagrebi nga ana e tij po bën gjithçka që mundet për përmirësimin e marrëdhënieve.
“Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet”, deklaroi Millanoviç duke theksuar se “Do të ishte shumë mirë, sikur kjo të ishte e mundur, por nuk është e mundur dhe për këtë vërtet nuk shoh fajtorë në Kroaci”.
“Ne po bëjmë nga ana jonë gjithçka që mundemi”, tha ai, duke theksuar veçanërisht se Kroacia duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse tërhiqet, qoftë me plan, qoftë nga inercia, në ndonjë armiqësi të re globale me disa shtete.
“Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep – por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është”, theksoi Millanoviç.
Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviç theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e veta.
“Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu”, tha presidenti kroat.
Ai theksoi se “ka një sërë përpjekjesh për të armatosur BE-në, dhe ky nuk është më një projekt paqeje”.
“Ne jemi pjesë e një shoqërie ku po hartohen plane të mëdha, në mendimin strategjik të së cilës ne pothuajse nuk mund të marrim pjesë. Jemi shumë të vegjël, por ato na prekin shumë”, deklaroi ai. ABC NEWS

Advertisement