Kronike
Prokuroria kërkon pushimin e çështjes Henri Çili
TIRANË- Zhbëhet operacioni “Mezhgoran”. Henri Çili, botuesi i cili u arrestua më 28 shkurt për llogari të një hetimi nisur nga prokuroria e Përmetit dhe SPAK për dyshimet për korrupsionin me 750 mijë euro për të ndikuar në një vendim tek Gjykata e Lartë, tashmë është i lirë nga çdo hetim.
Ndaj tij është pushuar akuza. NTV.AL mëson ekskluzivisht se hetimet ndaj cilit pasi SPAK shpalli moskompetencë u ndoqën nga Prokuroria e Tiranës. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatë me kërkesë për pushim akuze ndaj henri Çilit. Akuza e korrupsionit ka rënë. Po ashtu edhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm që hetoi prokuroria e Tiranës nuk është faktuar.
Si nisën akuzat ndaj Henri Çilit?
Henri Çili u akuzua se mashtroi se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejt dhe të ulej dënimi. Prokuroria përgjoi një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë. Bashkë me Çilin u akuzuan edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat.
Kronike
Mbajti ‘peng’ fëmijët në Durrës/ Flet 40-vjeçari Aleks Marku: Më sulmuan dashnorët e gruas
Shtetasi Aleks Marku, babai që mbajti ‘peng’ fëmijët për disa orë dhe qëlloi me kallashnikov, duke terrorizuar banorët në Durrës dy ditë më parë, pranë Shkëmbit të Kavajës.
“Më sulmuan dashnorët e gruas”, kështu ka deklaruar në gjykatën e Durrësit,
Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi masën arrest me burg.
Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, armëmbajtje pa leje, shkatërrim i pronës dhe kundërshtim i forcave të policisë.
Marash Kumbulla dhe vëllezërit Shpendi u ftuan nga Italia, zgjodhën Shqipërinë pa u menduar gjatë
Dyshohet se 40-vjeçari, ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.
Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.
Kronike
Operacioni i SPAK, zbardhen detaje nga dosja/ Akuza të reja ndaj 3 personave (Emrat)
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj Viktor Ymerit, i njohur si Tori i Xhihanes, dhe Santino Basho, vëllai i Tesi Bashos, janë shtuar akuzat. Ndaj tyre janë shtuar akuzat për atentate. Viktor Ymeri ndodhet në burg për akuza të tjera.
Gjithashtu janë shtuar akuzat edhe ndaj Fatmir Hysenit.
Kronike
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’/ Lihet në burg Azgan Mërnic
Vrau policin, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën
Vijon…
Kronike
‘Kur ishte shtatzënë, Eduarti i kishte futur kokën në zbardhues’/ Vëllai i Enkelejdës zbulon detaje të frikshme të dhunës
Ngjarja e rëndë ku 40-vjeҫarja shqiptare Enkelejda Danaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme, tronditi Greqinë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur vëllai i viktimës, ku ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.
Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.
“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai.
Gjithashtu, vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.
“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai.
40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.
Kronike
Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar
Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Greqi në Eritrenë e Re.
shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.
Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua në spitalin KAT, ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.
-
Pinknews2 hours ago
Meritoni e goditi dhe i nxiu syrin? Fation Kuqari nxjerr VIDEON e së vërtetës
-
Pinknews3 hours ago
“Në sytë e mi është shumë e zgjuar”/ Juli flet për këtë banore: Si vajzë kam respekt, por…
-
Rajon2 hours ago
Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…
-
Pinknews23 hours ago
“Kastravecin e ke blerë…”/ E veshur si gjyshe Françeska shkakton të qeshura te banorët
-
Horoskopi12 hours ago
Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift
-
Kronike22 hours ago
DETAJE/ Dalin pamjet e shqiptares pas masakrës me thikë nga ish-bashkëshorti
-
Pinknews22 hours ago
‘Kisha prerë biletat e avionit për të…’/ Biseda Meriton-Franceska nxjerr në pah planet e modelet përpara se të hynte në shtëpi
-
Kronike8 hours ago
“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” – Azgan Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste