Politike
Protesta ‘pjell’ Revolucion islamik në Shqipëri/ Bushati tregon se çfarë po ‘gatuhet’
Analisti Andi Bushati, duke folur për protestën dhe reagimin e qeverisë ndaj disa prej personazheve që janë etiketuar, u shpreh se qeveria e ka bërë qëllimisht këtë devijim të fokusit për të mos folur për problemet dhe kërkesat e protestuesve, por të merremi me disa emra.
“Ai Goxhaj, Ikballe etj janë një nga 300 mijë njerëzit. Pikërisht për të mos u marrë me problemet, i merr Rama dhe na i sjell në studio.
Pse duhen këto? Duhen sepse ata 200 mijë veta na kanë çliruar për çfarë të flasim që familja e presidentit amerikan përmes Ramës është lidhur me një trafikant si Artur Shehu.
Tjetra është që këto ditë po flitet dhe vërtetohet se gjysma e parave që kanë ndërtuar kullat e Tiranës janë me para droge dhe a duhet të dalë një qytetar që punon me punë të ndryshme në rrugë se nuk arrin të ketë shtëpi, të marrë shtëpi me qira, këto janë gjërat për të cilat duhet të flisni dhe ky është suksesi i protestës.
Unë e shoh si një festë lirie dhe nuk i gjej dobësi.
Rama ka investuar në makineri propagande si TCH, Klan,Vizion Plus, të ruajnë status quonë i bërë invstitorë strategjikë, i kanë ushqyer me inceneratorë, koncesione, tunele ku vidhet dhe del Dojna Mema, Fatma, Dea dhe i bëjnë atë baçes së Ramës me gjithë mediat e veta.
Pra kjo është një arritje e protestës. Një shoqëri që duhej mbajtur si në një akuarium. Kjo është tharmi i revolucionit që ndodh dhe që të mos flasim për revolucionin, flasim për Goxhajn, Ikballen, flamurin e Izraelit.
Të hedhësh në këtë studio tezën se kjo mund të rrezikojë një revolucion islamik, por para Mahmutit, do ta merrnin vesh mediat e botës dhe shërbimet inteligjente, që thonë se kjo është kundër kastës së vjetër dhe del një sharlatan që thotë se ky është një rrezik islamik”- tha Bushati.