Aktualitet
Protestuesi: Ka shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora
Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se të rinjtë po protestojnë kundër klasës së vjetër politike. Gjatë një prononcimi për mediat, qytetari u shpreh se ka ardhur nga Gjermania për protestën dhe do vij sërish deri sa Rama dhe kjo klasë politike të largohet.
Ai theksoi se ka shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora për protestën.
“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër. Gjithë mllefi i akumuluar me dekada të tëra nisë zbrazet në shesh. Unë kam ardhur nga Gjermania për protestën dhe do vij sërish deri sa Rama dhe kjo klasë politike të largohet. Ka pafundësisht shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora”, u shpreh një qytetar.