Connect with us

Aktualitet

Pylli i Peshtanit në flakë, era favorizon vatrat e zjarrit në Fier

Masivet pyjore te Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve. Sipas informacioneve mësohet se një vatër zjarri ka qëndruar aktive gjatë natës duke marrë një përhapje më të gjerë dhe duke rrezikuar akoma më shumë banesa në fshatin Kraps ku një ditë më parë një banesë u shkrumbua nga flakët. Falë ndërhyrjes së mjeteve zjarrfikëse duket se gjendja është neutralizuar. Ndërkohë në terren për fikjen e flakëve janë 6 mjete zjarrëfikëse dhe 80 forca të ushtrisë, ku në ndihmë gjithashtu për shuarjen e flakëve nga ajri është edhe helikopteri Cougar. Fatkeqësisht puna vështirësohet për shkak të pranisë së erës në terren, e cila favorizon dhe përhap me shpejtësi vatrat e zjarrit.

Advertisement

TRENDING