Connect with us

Kronike

Qeni zbulon te garazhi i shqiptarit 100 kg drogë

Një depozitë me mbi 100 kilogram drogë në një garazh në Santa Croce sull’Arno (Piza” është zbuluar nga policia financiare.

77 kilogram hashash, 25 kilogram marijuanë dhe 7 gram kokainë u sekuestruan dhe pronari shqiptar i dërgesës u arrestua dhe u dënua me burg

Zbulimi i bë gjatë aktiviteteve të parandalimit të shitjes së drogës në qendra e të rinjve. Gjatë kontrollit të një parku të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës Delphy, i çoi policët në derën e garazhit të një blloku apartamentesh.

Siç raporton Guardia di Finanza, shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sasitë e mëdha dhe lloji i ndryshëm i drogës së sekuestruar i lejojnë hetuesit të supozojnë se personi i arrestuar mund të përfaqësojë një nga grumbulluesit kryesorë të drogës zonë. Hetimet për rastin janë duke vijuar.

Advertisement

TRENDING