Connect with us

Politike

Rama i dalë boje/ Aktivistët e protestës: Dorëheqja e kryeministrit, e panegociueshme

Aktivistët Edison Lika dhe Fatma Paja, kanë qenë të ftuar për të folur për protestën e cila është në ditën e 26-të.

Ata u shprehën se kërkesa e panegociueshme e protestës është largimi i kryeministrit.

Ylli Rakipi: Dikush doli dhe lexoi kërkesa. Si ratë dakord për kërkesat që formuluat? Ato i lexoi Dritan Goxhaj.

Edison Lika: Nuk është hera e parë që protesta del me kërkesa zyrtare. Fillimisht kërkesat kanë qenë dorëheqja e pangeociueshme e Ramës, amendimi i ndryshimeve për ligjin e zonave të mbrojtura dhe investimet strategjike, anulimi i paketës së maleve. Dje u vendosën disa pika që përkonin me një lloj pjekje politike të protestës. Pasi kaluan 22 ditë në shesh, njerëzit u artikuluan, dhe duhet të dilnim me një deklaratë politike. Ne ishim konsultuar gjerë e gjatë me njerëzit në protestë. Siç e keni parë nuk ka patur protestues që të kontestojë kërkesat. Kanë qenë kërkesa shumë të thjeshta.

Ylli Rakipi: Njeriu që i lexoi, Goxhaj, ishte i autorizuar nga ju të gjithë?

Edison Lika: Ai ishte i autorizuar vetëm për ti lexuar. Rama nuku mor me kërkesat por me personin që i lexoi. Ne e kemi bërë Ramës të duket jo i vjetër, por i dalë boje.

Fatma Paja: Organizimi bëhet në mënyrë të vullnetshme dhe kreative. Jam artiste vizuale, kontributin tim e kam dhënë me atë që di të bëj më mirë. Ne kemi krijuar këndin e fëmijëve, që me protestat e fillimit. U duk se sa prindër vinin me fëmijët dhe e shihnim se ndihnin parehati sepse duhet të kujdeseshin për fëmijët, prandaj e krijuam këndin. Shumë njerëz që kam njohur në shesh, janë angazhuar.

"Rama sot i dalë boje!"/ Flasin aktivistët e protestës:

Advertisement