Connect with us

Politike

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kryeministri: Koha e linçimeve ka vdekur…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” në Top Channel, foli për protestat dhe kërkesat e qytetarëve.

Për thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i qeverisë u shpreh:  Nuk dua të bëj komente, por dua të them që koha kur njerëzit linçoheshin me turma ka vdekur njëherë e mirë.

Në lidhje me shëndetësinë, ai pohoi se ka ende punë për të bërë, ndërsa theksoi se ‘Shqipëria do të jetë më e mirë se kjo që është sot’.

Pjesë nga intervista:

Rama: Nuk dua të bëj komente, por dua të them që koha kur njerëzit linçoheshin me turma ka vdekur njëherë e mirë.

Pyetje: A ka ndonjë kërkesë që ju pajtoheni? A kanë të drejtë kur thonë që shëndetësia nuk është falas, hetimet duhet të shkojnë deri në fund, që s’kanë ujë dhe drita? A kanë të drejtë që janë rritur shifrat e largimeve?

Rama: Kjo e fundit është e pavërtetë, shifrat tregojnë të kundërtën: jo rritje, por zbutje të tendencës mes ikjeve dhe kthimeve. Të tjerat tregojnë që shëndetësia ka ende punë për të bërë. Ujë e drita 24 orë ka, siç nuk ka pasur asnjëherë në këtë vend, por ka ende zona që kanë nevojë për t’i pasur 24 orë, dhe ndaj ne vazhdojmë punën për t’i realizuar ato.

Pyetje: Sa kohë ju duhet?

Rama: Mesa di unë mandati mbaron në 2029, do bëhet bilanci dhe do të jetë populli që do japë votën e vetë.

Pyetje: Çfarë do mendonit të shihnit kryeministrin e vendit pas 13 vitesh të thotë që shëndetësia nuk është aty ku duhet?

Rama: Çfarë do mendoja unë? S’ka nevojë të imagjinoj, kthej kokën pas, shikoj nga jemi nisur dhe mendoj që është Shqipëria më e mirë që kemi pasur ndonjëherë. E kam thënë dhe e përsëris që Shqipëria do jetë më e mirë se kjo që kemi sot.

Advertisement