fbpx
NTV
No Result
View All Result
12/01/2021 , 2:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
12/01/2021 , 2:09
NTV
No Result
View All Result
Home Sport

Reja: Grup shumë i fortë por ne, do të luajmë shanset tona me të gjithë

by Golemi
08/12/2020 , 19:41
0 0
Reja: Grup shumë i fortë por ne, do të luajmë shanset tona me të gjithë
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë mbrëmjen e sotme në një video-konferencë për shtyp për mediat menjëherë pas përfundimit të shortit për Kampionatin Botëror “Katar 2022” ku Shqipëria u shortua në një grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

“Nuk ishim me fat në short, mund them se na ka penalizuar. Anglia është kokë grupi dhe dihej që do të kishim një ekip të fortë, ndaj pranohet. Polonia është shumë e fortë, na ra një nga më të fortat në vazon e dytë. Hungaria tani po bën shumë mirë, është një skuadër shumë në formë. Shpresoja të ishim në grup tjetër, na përshtateshin më shumë Danimarka e Kroacia. Gjithsesi, do të luajmë shanset tona me të gjithë, edhe pse duhet ta them se kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon dhe Andorrën i llogaritin të gjithë pikë të plota dhe nuk ka nevojë për shumë komente”, – u shpreh trajneri Reja, i cili gjithashtu zbuloi se ishte planifikuar një ndeshje miqësore me Hungarinën dhe tani duhet të mendohet për një kundërshtar tjetër.

“Ndaj Hungarisë është e pamundur të luajmë miqësore, siç e kishim planifikuar, shpresojmë të gjejmë zgjidhje tjetër për në qershor. Skuadra është në rritje. Shpresoj të kemi kondicionin fizik të duhur. Ne do provojmë gjithçka. Shpresoj që deri në mars pandemia të ketë mbaruar dhe të kemi tifozë në stadiume, pasi me ata në stadium mund të bëjmë paraqitje edhe më të mira dhe mund të kemi më shumë shanse, sepse na japin një karikim ekstra. Duke parë grupin nuk është se nuk do të provojmë shanset tona, do të japim gjithçka. Nëse kapim vendin e tretë do tregojmë se kemi rritje. Sidoqoftë, këto ndeshje do të na japin shumë eksperiencë. Nëse nuk ia dalim të kualifikohemi në Botëror, atëherë do mundohemi të jemi gati për kualifikueset e Europianit 2024. Për koincidencë, sot votova Robert Levandovskin si lojtarin më të mirë dhe uroj të mos jetë në formë kur Polonia të luajë kundër nesh”.

Si e pret skuadrën në ndeshjen e parë? “Pres që lojtarët të vijnë në rritje gjatë kësaj periudhe. Në ndeshjet e fundit kemi bërë paraqitje të mira dhe treguam rritje, pavarësisht pikëve që kemi marrë. Kemi bërë mjaft paraqitje mjaft të mira, mund të kishim edhe më shumë pik, por tani nuk mund të ndryshojmë dot gjë. Nevojitet kondicioni i duhur fizik për të bërë paraqitje të mira. Shanset i kemi aty, është një grup i fortë e përsëris. Jam i bindur se do të bëjmë ndeshje të mira me të gjitha ekipet. Meraku im është që të jenë në kondicionin duhur fizik kur të vijnë ndeshjet. Ndaj këtyre skuadrave duhet gjendje e mirë fizike, shpejtësi dhe saktësi në ekzekutim para porte. Nëse ndodh kjo, atëherë mund të bëjmë ndeshje të mëdha. Në Kupën e Kombeve kemi gabuar kundër Lituanisë. Nëse nuk gabonim, atëherë mbase do të kishim më shumë shanse për një vend në play-off përmes renditjes finale të Ligës së Kombeve”.

Batuta e Edy Reja për Robert Lewandowski

 

 

 

 

Related Posts

975 doza sot, ndërkohë që javën e tretë të janarit vijnë 10750 doza nga Pfizer
Politike

975 doza sot, ndërkohë që javën e tretë të janarit vijnë 10750 doza nga Pfizer

11/01/2021 , 17:49
Në oren 15:00 ka nisur edhe  vaksinimi AntiCOVID
Videonews

Në oren 15:00 ka nisur edhe vaksinimi AntiCOVID

11/01/2021 , 15:07
Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë Manastriliu drejtëpërsëdrejti nga qendra e vaksinimit
Videonews

Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë Manastriliu drejtëpërsëdrejti nga qendra e vaksinimit

11/01/2021 , 11:48

Recent Posts

  • OKB jep alarmin: 13,5 milionë njerëz rrezikojnë të vdesin
  • “600 mijë euro për lule”/ Francezët shpërthejnë kundër Macron: E turpshme!
  • Sërish qindra viktima/ Italia gjen “pacienten 1”, kush është 25 vjeçarja e infektuar në nëntor 2019
  • Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë! S’ka ‘BE’ pa respektuar minoritetin, ka ende punë
  • Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos bëni burrin e mirë! Datën e bisedimeve e cakton Këshilli Europian

Kategorite

  • Aktualitet (1,066)
  • Bota (1,145)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (84)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (181)
  • Kronike (234)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (48)
  • Lifestyle (417)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (85)
  • OPINION (33)
  • Pinknews (588)
  • Politike (305)
  • Rajon (105)
  • REAGIM (68)
  • Shendeti (293)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (25)
  • Sociale (53)
  • Sport (260)
  • Videonews (248)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!