Sociale
Rritje e kapaciteteve të strukturave administrative për migracionin dhe diasporën në qeverisjen vendore

Rritja e kapaciteteve të strukturave administrative për migracionin dhe diasporën në qeverisjen vendore ishte në qendër të takimit që zhvilloi ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me përfaqësues të GIZ.
Programi i GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, përmes komponentit “Qeverisja e Migracionit” po mbështet ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve të strukturave administrative për migracionin dhe diasporën në qeverisjen vendore, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për migrantët dhe komunitetet shqiptare në diasporë.
Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Bekim Murati, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku dhe përfaqësuesi i GIZ, Jonny Bodo, zhvilluan një takim për të jetësuar projektin që do të trajnojë stafin në njësitë e reja administrative të qeverisjes vendore dhe strukturat bashkiake që hartojnë planet strategjike të zhvillimit ekonomik vendor, për të forcuar marrëdhëniet dhe nxitur influencën që ka migracioni dhe diaspora në zhvillimin ekonomik, politik e kulturor të vendit.

Sociale
Italia kryeson me dhënien e lejeve për shqiptarët

Janë gati 780 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës 2008-2021.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, është Italia shteti që kryeson me dhënien e lejeve për këtë periudhë, me 372 mijë lejë të dhëna, ose 47% e totalit.
Pas Italisë, vendin e dytë e zë Greqia, me 258 mijë leje të dhëna, ose 33% e totalit.
Në vendin e tretë vitet e fundit ka kaluar Gjermania, që ka dhënë gjithsej 53 mijë leje, ose gati 75 të totalit. Lejet e qëndrimit të dhëna nga shteti gjerman janë rritur vitet e fundit pasi shumë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë për të punuar, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës të teknologjisë së informacionit etj.
Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në vend të katërt, me rreth 20 mijë leje qëndrimi të dhënav, por për këtë shtet Eurostat raporton të dhënat deri në 2018-n. deri atë vit përgjithësisht jepeshin 2-3 mijë lejë në vit.
Pas këtyre katër shteteve renditet Franca, me 17 mijë lejë qëndrimi të dhëna gjithsej, ose 2.2% e totalit, Ndonëse Franca është më e preferuara për kërkesat për azil nga shqiptarët, duke u renditur e para vitet e fundit, duket se shteti francez edhe pse mund të mos I përzërë, sërish është ngurrues për të dhënë leje qëndrimi.
Belgjika, Suedia Kroacia, kanë dhënë në periudhën 2008-2021 rreth 7-9 mijë lejë qëndrimi, ndërsa shtetet e tjera më pak se 3 mijë leje gjithsej.
Edhe në vitin 2021, kur u dhanë në total 55 mijë leje nga shtetet e BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) Italia ishte shteti më bujar, me gati 30 mijë leje, ose 54% të totalit, e ndjekur nga Greqia me 18%.
Por, ndërsa deri në vitin 2011 kishte një diferencë të lartë mes lejeve që jepeshin nga Italia dhe Greqia në raport me shtetet e tjera, vitet e fundit diferenca është ngushtuar dukshëm duke treguar një preferencë drejt shteteve të tjera, kryesisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë (shiko grafikun: Lejet e qëndrimit dhënë në vite, sipas shteteve kryesore, 2008-2021)
Ikja vazhdon
Ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.
Në krahasim me një vit më parë, kur ky process u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar shifra arrin në rreth 780 mijë Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.
Kjo shifër është gati sa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri./ Monitor
Sociale
‘E vrau shteti’, protestë për vdekjen e 7-vjeçares

Qytetarë të shumtë kanë mbajtur dje homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u vra tragjikisht në Potam, Himarë nga një gomone.
Dje mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhit e Potamit, tronditi mbarë opinionin publik. Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme ditën e nesërme, 4 gusht, ndërsa theksojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.
Reagimi:
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!
Sociale
Snap po planifikon të shtojë NFTs në platformë

Tregu i kriptomonedhave mund të jetë në periudhën e saj më të keqe për momentin, mirëpo kjo gjë nuk po ndryshon vendimin e kompanive të mëdha teknologjike për t’u përfshirë sa më tepër në këtë treg, në rast se gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës.
Një zhvillim të tillë po bën dhe Snapchat, që po planifikon të shtojë NFTs në platformë në formën e filtrave AR. Sipas një raporti nga Financial Times, kompania pritet të nisë këtë eksperiment me një ekip të limituar krijuesish gjatë muajit gusht. Në këtë testim, artistët do të jenë në gjendje të krijojnë NFT të reja nga platformat e tjera dhe t’i importojnë ato në Snapchat si Lenses.
Mendohet se Snapchat nuk do të përfitojë para nga krijuesit për të reklamuar NFT e tyre, në mënyrë të njejtë me Instagram, Twitter dhe Facebook. Në fakt kompania po mendon për mënyra se si krijuesit mund të monetizojnë punën e tyre.
Rrjetet sociale të ndryshme kanë menduar për mënyra të ndryshme për përfshirjen e NFTs në platformat e tyre. Twitter ishte rrjeti social i parë i cili pranoi NFT në platformën e saj, duke lejuar të gjithë përdoruesit premium të përdorin NFT e tyre si një avatar.
Gjithashtu dhe Instagram tregoi se do të lejojë një grup të vogël krijuesish të testojnë shpërndarjen e NFT në Feeds, Stories apo Messages.
Sociale
Shëndeti mendor, Manastirliu takim me të rinjtë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me të rinjtë për problematikat e shëndetit mendor.
Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se brenda vitit do të krijohen 50 qendra socio-shëndetësore.
“Ne kemi vendosur që në vitin aktual, pra 2022, të krijojmë për herë të parë modelin e ri të qendrave socio-shëndetësore. Një model i cili do të japë mundësinë që problematika të shëndetit mendor dhe vlerësimi për këto problematika të jetë që në bazën e kujdesit parësor, që është pikërisht mjekësia e familjes”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se theksi duhet vendosur tek parandalimi dhe rritja e ndërgjegjësimit për problematikat e shëndetit mendor.
“Ne kemi zgjeruar qendrat komunitare të shëndetit mendor por kemi ende shumë për të bërë për parandalimin. Dhe parandalim do të thotë ngritje e të gjithë strukturave, nga shkolla, në familje, në komunitet, për rritjen e ndërgjegjësimit për problematikat e kujdesit ndaj shëndetit në tërësi por edhe shëndetit mendor në veçanti”, tha Manastirliu.
Sociale
Shërbimi i ri i Apple sjell një mbrojtje “ekstreme”

Apple po ndërmerr disa hapa për të rritur sigurinë e personave si gazetarët, aktivistët dhe politikanët përmes një shërbimi të ri në iOS 16, iPadOS 16 dhe macOS Ventura të quajtur Lockdown Mode. Ky shërbim përmirëson sigurinë duke ndërprerë rrugët kryesore që përdoren për infektimin e pajisjeve të personave më të rrezikuar.
Lockdown Mode bllokon të gjithë dokumentet e bashkëngjitura në mesazhe, çaktivizon link preview, bllokon disa teknologji të caktuara në web browsing, bllokon ftesat për FaceTime nga numrat e panjohur, bllokon lidhjet me kabllo të pajisjes në kompjutera apo aksesorë kur pajisja është e kyçur si dhe çaktivizon mundësinë për të shtuar profile të reja konfigurimi.
Këto janë fushat që janë më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike të ndryshme, pasi Project Zero i Google detajoi se si iPhone-t e personave të përzgjedhur nga software-i Pegasus mund të kompromentoheshin nga një GIF në iMessage. Taktika të tjera sulmi përfshijnë përdorimin e website-ve keqdashëse për të infektuar pajisjen.
Apple e quan Lockdown Mode një “nivel ekstrem opsional” të mbrojtjes që është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj software-ve “spiunë” të mbështetur nga qeveritë si Pegasus, që u zhvillua nga NSO Group.
Megjithatë, dhe në këtë nivel mbrojtjeje mund të ketë disa vende më pak të mbrojtura, dhe Apple ofron deri në $2 milionë për cilindo person që gjen dobësi të tilla në Lockdown Mode.
-
Aktualitet15 hours ago
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku
-
Kronike10 hours ago
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…
-
Pinknews11 hours ago
Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë
-
Bota9 hours ago
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’
-
Pinknews10 hours ago
Arta Nitaj përfshihet në disa skandale
-
Aktualitet16 hours ago
Këto shenja do kenë probleme në lidhjet romantike
-
Aktualitet16 hours ago
Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar
-
Ekonomi16 hours ago
75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë