Bota
SHBA-ja me shifër rekorde të rasteve me koronavirus, mbi 91 000 në 24 orë

Shtetet e Bashkuara shënuan të enjten shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus: mbi 91,000 në 24 orë.
Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 84,169 rastesh, të vendosur më 23 tetor.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me afro 9 milionë raste në total dhe me mbi 228,000 viktima.
“Jemi në një trajektore shumë të vështirë. Po shkojmë në drejtim të gabuar”, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci.
Rastet janë në rritje në 47 shtete dhe pacientët janë duke ngarkuar spitalet në të gjithë vendin, tha Fauci në një intervistë për kanalin televiziv CNBC.
Numri i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitalet e SHBA-së, ishte rreth 46,000 më 29 tetor.
Në Evropë, shumë vende janë detyruar t’i forcojnë kufizimet për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
E fundit – Franca është futur në izolim kombëtar.
Të 65 milionë njerëzit e Francës janë kryesisht të mbyllur në shtëpi, nën urdhrin e shpallur këtë javë nga presidenti Emmanuel Macron.
Masat prekin baret, restorantet, ndërsa shkollat deri në nivelin e mesëm do të qëndrojnë të hapura.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 45 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 30 milionë janë shëruar.

Bota
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’

Boris Johnson vazhdon pushimet i shkujdesur në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.
The Sun ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një liman të izoluar në Evia.
Ai ndodhej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.
Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.
Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë.”
Kryeministri ishte parë më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës.
Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie.
Bota
Putin: SHBA-ja po përdor Ukrainën për interesat e veta

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar sërish Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zgjasin konfliktin, ndërsa theksoi se Perëndimi po përdor Ukrainën si “top” për interesat e veta.
“Vendet perëndimore, kanë nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e tyre, dhe për këtë ata kanë destinuar popullin ukrainas të përdoret si mish për top, duke mbyllur një sy ndaj përhapjes në Ukrainë të ideologjisë neo-naziste, deri në masakrat e banorëve të Donbasit”, tha Putini gjatë një fjalimi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar në Moskë.
Gjithashtu presidenti rus tha se vendet perëndimore po kërkonin të zgjeronin një “sistem të ngjashëm me NATO-n” në rajonin Azi-Paqësor.
“Aventura amerikane në Tajvan nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së. Është një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera,” nënvizoi Putin.
Për më tepër, kreu i Rusisë paralajmëroi se SHBA po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve të saj nga “problemet akute” si “rënia e standardeve të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi”, duke përdorur Moskën dhe Pekinin.”
Bota
Zvicra po kërkon puntorë, 12 mijë vende të lira pune

Numri i vendeve të lira është rritur ndjeshëm javët e fundit.
Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha.
Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 12 400 konkurse në faqet e internetit të grupeve të mëdha, me 34% rritje krahasuar me një muaj më parë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali i kërkimit të punës Indeed për agjencinë financiare AWP.
Në Migros janë pothuajse 4900 vende të hapura, më shumë se dyfishi në krahasim me muajin qershor. Coop kërkon staf për 2200 pozicione, e barabartë me një rritje prej 13% në baza mujore.
Bota
Inflacioni i lartë godet rëndë SHBA-në

Rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.
Bota
‘Zhduket’ anija e parë me grurë që u nis nga Ukraina

Anija e parë me drithëra që u largua nga Ukraina sipas një marrëveshje lufte është rishitur disa herë dhe tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe destinacionin e ngarkesave, tha ambasada ukrainase në Bejrut.
Anija Razoni me flamur të Sierra Leone, e cila u largua nga Odesa më 1 gusht dhe u zhvendos përmes Detit të Zi duke transportuar misër ukrainas, më vonë kaloi inspektimin në Turqi.
Fillimisht ajo ishte nisur për në Liban me 26,000 tonë metrikë misër, por blerësi refuzoi të pranonte ngarkesën pasi ajo u dorëzua shumë më vonë se sa ishte rënë dakord.
“Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me pozicionin e anijes dhe destinacionin të ngarkesave”, tha ambasada ukrainase në një deklaratë. “Ne kemi gjithashtu informacione se ngarkesa është rishitur disa herë pas kësaj.”
-
Aktualitet15 hours ago
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku
-
Kronike10 hours ago
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…
-
Pinknews12 hours ago
Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë
-
Bota10 hours ago
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’
-
Pinknews10 hours ago
Arta Nitaj përfshihet në disa skandale
-
Aktualitet17 hours ago
Këto shenja do kenë probleme në lidhjet romantike
-
Aktualitet17 hours ago
Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar
-
Ekonomi17 hours ago
75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë