Connect with us

Politike

Ata përdorin sharjet, denigrimin, poshterimin, ofendimet, ky takëm do na sjellë Shqipërinë e Re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka dalë në mbështetje të ish-deputetit dhe shkrimtarit Ben Blushi, pas reagimeve të forta që ky i fundit bëri ndaj komentuesve në rrjetet sociale.

Blushi shpërtheu ndaj atyre që e kanë ofenduar për qëndrimin e tij mbi protestën e Zvërnecit, duke i cilësuar komentuesit si “rrugaçë Facebook-u” dhe duke ngritur pyetje mbi etikën dhe dinjitetin e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spaho u shpreh se kritikët e protestës dhe mbështetësit e sulmeve ndaj Blushit “nuk kanë as nder, as dinjitet, as turp dhe as familje”, duke i lidhur qëndrimet e tyre me ekstremizmin ideologjik.

Ai shtoi se, sipas tij, ata që mendojnë ndryshe përballen shpesh me sulme dhe përpjekje për diskreditim në rrjetet sociale, duke rikthyer në debat klimën e ashpër të përplasjeve publike në Shqipëri.

REAGIMI

Nuk kane as nder, as dinjitet, as turp, as familje sepse e majta ekstreme mjet beteje dhe ekzistence ka te jetuarin ne bashkesi dhe pushken. Argumenti, llogjika, libri dhe cdo forme e dijes jane armiqte me te medhenj te tyre.

Ne mungese te pushkes perdorin sharjet, denigrimin, poshterimin, ofendimet, TQR dhe gjithe arsenalin e vulgut, haxhiqamilisteve, rrugaceve, anonimeve, injoranteve, fondamentalisteve, shpifesve, dhe pjeses me te ulet te shoqerise sone qe fshihet ne llogoret e FB.

Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar.

Ky takem do na sjelle Shqiperine e Re!

Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje Tradhetareve!

Advertisement