Politike
BUSHATI: RAMA NA KA FUTUR NE LUFTE ME PAHIR
Analisti Andi Bushati ka folur për paralajmërimin e ambasadës së SHBA-ve, për sulme të mundshme në Shqipëri nga aktorë të lidhur me Iranin.
Bushati tha se mund të ketë një rrezik real për vendin tonë dhe se Edi Rama me qëndrimet e tij, për të fituar mbështetjen e Trump dhe Netanyahut “na ka futur në luftë me zor”, në një luftë që nuk është e jona.
“Patjetër adresohet kundër nesh, fjalë për fjalë deklarata, fokusohen vende, kampi i Manzës, seli diplomatike dhe qendra tregtare. Kamp në Manzë ka vetëm në Shqipëri, është deklaratë e shkruar për Shqipërinë. Tani, pse mundohet ta relativizojë qeveria dhe ministrat? Relativizimi që i bën qeveria është problematik.
Pse ja bën këtë relativizim? Ministrat thoshin janë standard për gjithë botën këto deklarata. Thoshin hamendësim i ambasadës. Nuk jam që ti marrim si shkrime të shenjta ato që thotë ambasada, por duhet ta marrim si opsion që ka rrezik. Por pse thotë qeveria nuk ekziston?
Sepse në një dekadë e pak të Ramës, jemi futur me zor në luftë.
Rama i binte gjoksit, jemi vendi i vetëm që nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, vijmë nga diktaturat dhe nuk i durojmë dot diktatura. Jemi futur me zor në luftë dhe kjo nuk është lufta jonë. Rama mban fjalime në Knesset që nuk përputhet me sentimentet e shqiptarëve. Nuk mban as qëndrime si vendet europiane.
Malit të Zi nuk i thonë, Maqedonisë nuk i thonë je e rrezikuar, ne jemi sjellë, në një luftë që bëhet larg, ngaqë Rama do të bëjë servilin dhe të zgjidhë punët e tij përmes lobit çifut, ka vënë interesat e Shqipërisë. Ishalla nuk na godasin kurrë.
Unë nuk dua të besoj se ka njerëz lart në qeveri që luten që të na godasin, për ti thënë Trumpit dhe Netanyahut, sa shumë po sakrifikoj”, deklaroi Bushati