Connect with us

Aktualitet

Si po “shuhet” Shqipëria!

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore afër zeros, për shkak të vdekjeve të larta dhe rënies së lindjeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, shtesa natyrore e vendit, që mat diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve ishte vetëm 675 persona, më e ulëta historike, me përjashtim të dy viteve të pandemisë 2020-2021, kur kishte një numër të lartë të pazakontë vdekjesh. 2021-i është i vetmi në historinë e Shqipërisë me shtesë negative (-3,296), ndërsa në 2020-n shtesa ishte minimale prej vetëm 470 personash.

Por, ndërsa në periudhën 2020-2021, indikatori u përkeqësua për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si pasojë e pandemisë, në 2022-n, numri i vdekjeve u stabilizua, duke u rikthyer afër tendencës historike dhe efektin kryesor e dha përshpejtimi i tendencës tkurrëse të lindjeve.

Sipas INSTAT, në vitin 2022 u shënuan 22.9 mijë vdekje, me një tkurrje të fortë me 37% në raport me vitin e mëparshëm kur ishte kulmi i pandemisë, duke iu rikthyer trendit normal të para pandemisë (vdekjet në 2022 ishin rreth 5% më të larta se mesatarja e 2016-2019).

Në vend, lindën për të njëjtën periudhë 23.6 mijë bebe, me rënie 13.5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është numri më i ulët i lindjeve të regjistruara ndonjëherë në vend, që nga viti 1934, kur raportohen të dhënat.

Ky tregues mat vetëm shtesën natyrore të popullsisë, ndërsa popullsia reale mund të jetë tkurrur më shumë për shkak të migracionit neto negativ, me ikjet e popullsisë, sidomos të të rinjve, që vitet e fundit janë përshpejtuar.

Si po bie popullsia

Të dhënat historike tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë arriti në nivelin më të lartë historik në vitin 1990, me gati 64 mijë lindje më shumë sesa vdekjet. Në atë vit u shënua një nivel rekord prej 82 mijë lindjesh dhe 18 mijë vdekjesh. Mosha mediane e popullsisë (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte në atë kohë rreth 24 vjeç, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më pas, emigracioni masiv i pas viteve ’90 dhe ndryshimi i stilit të jetesës që çoi në rënien e lindjeve për një grua, ndikoi në plakjen e popullsisë, që u shoqërua me rënien e lindjeve dhe shtimin e vdekjeve. Nw vitin 2022, mosha mediane popullsisë arriti në 38.2 vjeç.

Vala e re e emigracionit, që po përshpejtohet vitet e fundit pritet që ta përkeqësojë më tej këtë tendencë. OKB parashikon që në vitin 2055 mosha mediane e popullsisë të arrijë në 50 vjeç.

Censi i fundit i INSTAT është kryer në vitin 2011, në bazë të së cilit popullsia ishte rreth 2.8 milionë banorë. Censi është shtyrë disa herë, fillimisht për shkak të pandemisë në 2020-n, më pas mungesës së infrastrukturës dhe pritet që të fillojë të kryhet vetëm në shtator të këtij viti.

Vlerësimet indirekte nga lejet e qëndrimit që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian tregojnë se që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Pasojat e tkurrjes natyrore të popullsisë, plakjes graduale dhe sidomos valës së re të emigracionit të të rinjve po ndihen dukshëm në ekonominë vendase, si në mungesën e fuqisë punëtore, tkurrjen e konsumit, ndërsa në të ardhmen efektet pritet të jenë më të mëdha në rënien e produktivitetit dhe ngadalësimin e ekonomisë si dhe përkeqësimit të skemës së pensioneve./Monitor

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING