Connect with us

Aktualitet

Speciale | Prokurorë që të çojnë në burg me hetime gjysmake

Në të gjithë botën, dënimet jepen në bazë të ligjit dhe të moralit, por kur të dyja bien në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht për bazë dënimi, merret ligji. Diana Kolaveri Hoshi, kishte vetëm 8 ditë që i kishtë dhënë jetë djalit të saj, kur policia e Shkodrës, shkon dhe e shkëput atë nga foshnja, duke i vënë pranga dhe çuar pas hekurave. Uniformat blu ishin duke zbatuar ligjin, pavarësisht se moralisht vendimi ishte i gabuar, pasi hoqën nga gjiri i nënës një foshnjë vetëm 1 javë pasi kishte ardhur në jetë. Shkak i arrestimit ishte vendimi i gjykatës që Diana Kolaveri të vuante 50 ditë burg, për një dënim 2.5 milionë lek të vjetra që i ishte konvertuar me burg për mosshlyerje në afatet e përcaktuara në vendim. Por çfarë parashikon kodi i procedurës penale për të tilla dënime dhe a ishte në dijeni gjyqtari për rrethanat e gruas që po dënonte. Në nëntin 476 për Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, thuhet: 1. Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit, me kërkesën e të dënuarit, të mbrojtësit ose të prokurorit, mund të vendosë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në këto raste:a) kur i dënuari vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin e vendimit. Ekzekutimi shtyhet gjer në shërimin e të dënuarit; b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Ekzekutimi shtyhet gjer sa fëmija të bëhet një vjeç;. Në rastin e Diana Kolaverit, ligji parashikon që dënimi I saj me 50 ditë burg duhej të shtyhej derisa djali I saj, të bëhej një vjeç. Por çfarë ka ndodhur që gjykata dha këtë vendim? Ligjërisht dënimi që ka dhënë është I ligjshëm, për arsyen e thjeshtë që organi I akuzës ka bërë një hetim gjysmak. Prokurori ose prokuroja e çështjes, do të duhej të merrte një certifikatë në gjendjen civile dhe këtë t’ia paraqiste gjykatës për të kërkuar shtyrjen e afatit të dënimit, ose në rastin e kundërt, nëse çështja është gjykuar gjatë kohës që Diana Kolaveri ka qenë shtatëzënë, këtë t’ia vërtetonte me raport mjekoligjor gjyqtarit apo gjyqtares së çështjes. AShtu siç kuptohet edhe nga vendimi I gjykatës, organi I akuzës nuk e ka bërë punën siç duhet. Por sigurisht ky nuk është një rast I izoluar kur flasim për prokurorë që nuk hetojnë. Dhe kur flasim për hetim, nënkuptojmë edhe një procedurë të thjeshtë të tyre, të kërkojnë nga gjendja civile një certifikatë të personit nën hetim.

Advertisement