Connect with us

Pinknews

Surpizat e finales së madhe/ Cila nga vajzat do fitojë moderimin e emisionit të njohur

Pas gati 5 muajsh, ‘Big Brother’ po vjen në fund. Javën e ardhshme do të mbahet edhe finalja e madhe e këtij spektakli, që do të kurorëzojë fituesin mbrëmjen e 6 majit.

E teksa loja bëhet më e ashpër brenda, jashtë tashmë kanë nisur organizimet për natën e madhe. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë finale do të mund ta ndjekin edhe vetë fansat, që do të kenë mundësi të blejnë biletë. Këtë e bëri të ditur dhe moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e ‘Big Brother Vip’ live, atëherë do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ndërkohë është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ të marrin biletën e tyre. Në faqen zyrtare të ‘Top Channel’ thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara. E teksa çmimi fillestar për këto bileta është 500 euro, pritet që kjo shifër të mbërrijë deri në 2 mijë euro, për të parë live natën e finales. Por duket se mbrëmja ka rezervuar shumë surpriza jo vetëm për publikun, por edhe vetë banorët.

Të gjithë i kanë sytë te takimi i shumëpritur që do të ndodhë mes Luizit dhe nënës së tij. Mamaja e këngëtarit ka më se 10 ditë që ka mbërritur në Shqipëri, në pritje për t’u takuar me djalin e saj, i cili është edhe pretendenti kryesor për ta fituar këtë çmim.

Natyrisht që për takimet e shumëpritura, është ideuar dhe përgatitur tashmë edhe një lokacion tjetër veç shtëpisë. Njësoj si vitin e shkuar, banorët natën finale do të kenë mundësi të lënë shtëpinë ku kanë qëndruar, për të takuar të afërmit e tyre, por pse jo të marrin edhe dhurata. Finaliste deri më tani janë edhe Efi dhe Dea.

Për dy vajzat janë ideuar edhe surpriza, ku veç takimit me të afërmit e tyre, do të kenë mundësi edhe për të përfituar një kontratë në ‘Top Media’. Nuk dihet ende se ku do t’i shohim në vazhdim dy vajzat, por ajo që dihet është se imazhi i tyre do të jetë më prezentë në këtë kanal, pas surprizës që do të marrin në natën finale. Qëkur doli herën e parë nga ‘Big Brother’, për Efin u përfol se do t’i besohej moderimi i “Përputhen”, një format ky shumë i dëshiruar edhe nga Kiara.

Megjithatë, deri më tani nuk është vendosur ende se cila do të jetë në krye të këtij formati sezonin e ardhshëm. Ajo që dihet me siguri është fakti që një ndër finalistët e këtij formati, do të jetë në shtator edhe pjesë e “Dancing with the Stars”. Në një spektakël maratonë, që pritet të zgjasë mbi 5 orë, finalistët do të kenë mundësi të takohen me fansat e tyre në studio, para dhe pas se të shpallet emri i fituesit. Një rol të rëndësishëm do të kenë edhe ish-konkurrentët, që atë mbrëmje do të jenë të gjithë në studio si dhe janë duke përgatitur një numër special për të gjithë ndjekësit. Prej kohësh në media është përfolur se dasma e Luizit dhe Kiarës do të mbahet gjatë finales.

Të shumta kanë qenë mediat që e kanë raportuar një fakt të tillë, por në fakt një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Vetë Kiara, pasi doli nga shtëpia, bëri me dije se historia e tyre ishte mediatizuar shumë dhe se dasma do të bëhej jashtë këtij formati, duke preferuar të ketë momentin e saj, pa praninë e kamerave.

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz. Të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”, u shpreh Kiara në lidhje me dasmën e saj me Luizin.

Në natën finale do të ketë edhe artistë të ftuar, që do të interpretojnë me Luizin, duke e ftuar edhe për bashkëpunime. Kujtojmë se brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, shpesh këngëtari ka kërkuar të ketë bashkëpunime jashtë, specifikisht me Noizyn. Nga ana tjetër, edhe reperi është përgjigjur, duke treguar mbështetjen për këtë konkurrent.

Noizy ka publikuar një video të Luizit duke kërcyer me këngën “Jena Mbretër 2” dhe shkruan krah saj: O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë! Fitore! Teksa finalja po afron, banorët e ‘Big Brother Vip 2’, i kanë shprehur njëri-tjetrit për ëndrrat e tyre dhe se si mund t’i investojnë lekët, nëse do ishin fitues. Luizi i ka treguar Kristit se ka pasur gjithmonë ëndërr të ketë një kopsht fëmijësh.

“E kam ëndërr, o Krist! Me hap një kopsht… Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf. Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre” u shpreh Luizi. Ndonëse shihet si pretendentë për ta fituar lojën, jashtë fansat e zjarrtë kanë premtuar, që edhe nëse nuk fiton, do t’ia japin ata çmimin. Një prej tyre ka qenë edhe Fisnik Syla, ish-partneri i Fjolla Morinës.

Ai u shpreh se nëse Luizi nuk fiton, ai do t’i dhuronte 100 mijë euro. “Ajo deklaratë erdhi kur një ndjekës në ‘Insta’ më pyeti se çfarë do të bëja unë dhe u nxita të jepja një shpjegim, por lajmi u bë shumë viral dhe portalet e shpërndanë nga të katër anët, ndërsa për shkak të fotos me lekë kam pasur dhe problem me policinë këtu ku jetoj”, tha Fisniku në një lidhje direkte nga Belgjika, teksa u pyet nga moderatorja për deklaratën.

Ai shtoi se i qëndron ende deklaratës dhe mendon se Luizi e meriton fitoren, i janë bërë shumë padrejtësi dhe është i vetmi që ka sakrifikuar shumë, duke i bërë ballë lojës në grup. “Kam folur gjatë kësaj kohë me motrën e Luizit dhe jam i gatshëm ta mbështes me çdo gjë që atij do t’i duhet, ndërsa ajo që vendos të bëj me paratë e mia është vendimi im personal”, u shpreh më pas Fisniku. I pyetur nga moderatorja se pse ai mbështet vetëm Luizin dhe askënd tjetër, Fisniku tha se sipas tij, ai është i vetmi njeri që ka duruar shumë, duke treguar një forcë të madhe luani.

Pinknews

“Nuk e meritonte finalen”/ Donaldo përplaset ashpër me mikun e Meritonit

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tj, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër Romeo tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Continue Reading

Pinknews

“Pas vetes do të doja që ‘Big Brotherin’ ta fitonte…/ Juli acaron keq Romeon

Aktori Julian Deda ka shprehur dëshirën që Egla Ceno të jetë fituesja e “Big Brother VIP” nëse ai s’do ta fitojë çmimin e madh.

Gjatë një bisede me Romeo Veshajn, aktori tha se Egla është lojtarja më e fortë pas tij, duke treguar se Meriton Mjekiqin e mundi në një televotim për tu shpallur finalisti i 2.

“Unë mendoj që ua marr të gjithëve”– tha Egla

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kë do ti o Jul nëse se fito ti?

Juli: Veten time

Romeo: Nëse se fito ti

Juli: Unë dua Eglën. Big Brother është një lojë dhe unë kam dashur që të përballem me më të fortin. Unë mendoj që përveç meje më e fortë është kjo (Egla). Unë Meritonit ja mora një garë dhe ja marr prap.

Romeo: Jo s’ja merr prap

Meritoni: Unë kalova disa nominime dhe u lodhën shumë duke më votuar. Unë jam shumë ok

Egla: Unë mendoj që ua marr të gjithëve

Juli: Unë besoj sepse unë kam një fakt që para 3 ditësh ja mora një garë

Continue Reading

Pinknews

Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBVIP”, mërzitet Jul Deda

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

Continue Reading

Pinknews

1 javë larg finales/ Ja kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e djeshme, Françeska Murati, ka qenë banorja që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi më i madh.

Sapo u përshëndet me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: “Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën”.

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i u largua.

Pesë banorët që shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIPA” janë Heidi, Romeo, Juli, Meritoni dhe Egla.

Continue Reading

Pinknews

“I shoh ‘kokë më kokë’, por do fitojë…”/ Françeska Murati “zbulon” fituesin e “BBVIP”

Pas daljes nga shtëpia, modelja në studio u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Françeska tha se është shumë e lumtur që ka arritur të kapë gjysmëfinalen, duke treguar se ky ishte qëllimi i saj.

“Kush mendon se e fiton ‘Big Brotherin’”?, e pyeti Arbri, ndërsa modelja u shpreh se në finale shikon dy aktorët, Egla Cenon dhe Julian Dedën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në finale, duke shtuar se ajo dëshirë ka që ta fitojë ky i fundit.

Pjesë nga intervista:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?

Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING